Popullin e ndjek covidi, Ramën e ndjekin badiguardët!

Nga Ylli Dylgjeri –
Popullin e ndjek covidi, Ramen e ndjekin badiguardet!
Kujt i ruhet Rama? Po e shkruaj me një (r) fjalën per te mos e keqlexuar: Kujt i rruhet per Ramen? Kudo ku shkon Ai, e ndjek arroganca dhe nje shpure e pafund rrojesh, polici, civil, dhe se fundi, ne Elbasan, edhe nje tufe kriminelesh me tuta. Ky eshte ekipi shoqerues i Kryeministrit shqiptar. Ekipi i forces dhe dhunes.
E si per te mos mjaftuar mbrojtja gardiste, se fundi, ne Elbasani, banditet ia leshon popullit, pasi ia ka ferkuar barkun ne kamera shoqeruesi i pare i Missit: Taulant Balla.
Ky eshte Kryeministri që duam? Jetojme kohen kur publikun po e ndjek çdo dite Covidi, nderkohe qe Ramën e ndjekin badiguardet. Por nuk mbyllet ketu. Ndryshimi i Kryeministrit me Kryetarin e Opozites thellohet edhe ne elemente te tjere:
Komunikim eshte njeri prej tyre. I mbuluar nga nje koleksion maskash xixelluese, Ramen e shoqeron nje rreth i kufizuar Ministrash, kryesisht ato qe menaxhojne leket dhe ndihmat e qe i shpjegojne ne ecje arritjet apo projektet 3D. Nderkohe që Bashes
ne publik i flasin njerzit e ditës, ndjekesit, të papunet, ato qe vuajne krizen e dites. Te gjitha keto e bejne
lojen drejt zgjedhjeve, agresive, te pa barabarte dhe jashte permasave te nje mardhenie publike qytetare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?