Presidenti Meta: Mihal Luarasi, regjisori që la gjurmë në artin shqiptar

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur, Mihal Luarasi. Në një mesazh në faqen personale në Facebook, Presidenti Meta shprehet se Luarasi i përket brezit të artistëve që la gjurmë ne jetën artistike dhe kulturën shqiptare. “Mihal Luarasi, regjisori i mirënjohur i teatrit shqiptar, njeriu që provoi ndryshime cilësore në skenë dhe eksperimentoi mjeshtërisht përgjatë pranverës së shkurtër të fillimviteve 1970 dhe më pas u ndëshkua me rreptësinë fanatike, që përjetoi Shqipëria pas Plenumit të 4-t; i rikthyer në jetën artistike dhe në lëvizjet e mendimit prej afro tri dekadash, është ndarë nga jeta duke lënë ndër ne e për brezat e ardhshëm gjurmën e vet në teatrin dhe kulturën tonë kombëtare. Nderim jetës dhe veprës së tij. U prehtë në paqe!”,- shkruan në mesazhin e tij Presidenti Ilir Meta.

SHKARKO APP