Prodhuesi më i madh i vaksinave në botë bën një parashikim për koronavirusin

Kur bëhet fjalë për fuqinë e një vaksine, ekzistojnë faktorë thelbësore që përcaktojnë se sa e suksesshme do të jetë ajo në një pandemi si kjo e Covid-19, ku përmendim këtu numrin e dozave, efektivitetin e tyre, por edhe numrin e njerëzve që do të pranojnë të vaksinohen. Për këtë qëllim, drejtori ekzekutiv i kompanisë më të madhe të vaksinave në botë ka bërë se fundmi një parashikim, jo dhe aq pozitiv.

“Do të duhen katër deri në pesë vjet derisa të gjithë të kenë vaksinën,” tha për Financial Times
Adar Poonawalla, CEO i Institutit Serum të Indisë, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë.

Instituti i Poonawalla është bashkuar në fakt me pesë kompani globale farmaceutike për të prodhuar një vaksinë për koronavirusin, duke përfshirë kompaninë AstraZeneca si dhe me Novavax me bazë në SH.B.A. Qëllimi i institutit është të prodhojë 1 miliard doza vaksine për Covid-19. Gjysma e tyre është premtuar se do të shkojë në vendin e tij të lindjes, Indi. Së fundmi, India po përballet me një rritje të frikshme të numrit të infektimeve.

Në përgjithësi besohet se edhe një numër i lartë dozash të vaksinave Covid-19 nuk do të jenë të mjaftueshme për të përmbushur nevojën globale. Ekspertët supozojnë se një vaksinë ka të ngjarë që të duhet të administrohet në dy doza.

“Unë e di që bota dëshiron të jetë optimiste (në lidhje me një vaksinë(. Unë nuk kam dëgjuar për dikë që t’i jetë afruar këtij niveli tani,” tha Poonawalla.

Burimet: Financial Times, BGR

SHKARKO APP