Promovohet në Tiranë “Eposi shqiptar i kreshnikëve në pesë shtete të Ballkanit”

“Eposi shqiptar i kreshnikëve në pesë shtete të Ballkanit” është realizuar pranë Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe nderuar me çmimin vjetor të Bashkimit Evropian “Europa Nostra” 2016., u promovua sot dhe ne Tiranë.

Aktiviteti për promovimin e kësaj vepre në 15 vëllime u zhvillua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Kjo dosje shkencore është përgatitur nga grupi i punës i ngritur me vendim të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e eposit shqiptar të kreshnikëve në listat e UNESCO-s për Trashëgiminë Jomateriale të Njerëzimit titulluar.

Këto vëllime janë përgatitur nga grupi i punës i udhëhequr nga Prof. Dr. Zymer Neziri.

Gjatë këtij eventi foli kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Muzafer Korkuti, përfaqësues nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, ministri i Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës, Arsim Bajrami. Ditë më parë, Eposi i Kreshnikëve u promovua në kuadër të festivalit Etno Fest që u mbajt në fshatin Kukaj të Prishtinës.

SHKARKO APP