Pse ju duhet me patjetër në jetë një i shenjës së Ujorit

Ujori nuk është as i mёrzitshёm dhe as naiv, as entuziast dhe as i pandershёm. Eksperimentimi i vazhdueshëm thjesht e bёn atë kurioz për të depërtuar në misterin e ardhshёm dhe ky misternё horizont mund tё jesh ti.

Ai person, i cili duket sikur ёshtё njё mijё kilometra larg mendёrisht ose ai tjetri qё duket sikur po ju vёzhgon me njё mikroskop të padukshёm, është ndoshta një Ujor. Politika e magjeps atë, sportet e pёrthithin dhe fëmijët e intrigojnё.  Po kёto reagime i shkaktojnё kuajt, makinat, zbulimet mjekësore, autorët, astronautët, alkoolistët, pianot dhe lutjet.

Shikoni për një vështrim të çuditshёm, të largët në sy, sikur të kenё njёlloj magjie,njё njohuri misterioze ku ju nuk mund të depërtoni. Sytë e Ujorit janë zakonisht të paqarta, me shprehi pёrhumbёse dhe ёndёrrimtare dhe shpesh (por jo gjithmonë) janё blu, jeshile apo gri. Flokët zakonisht i kanё tё drejtё dhe tё butё, ndonjёherё bjond ose kafe e çelur. Çehrja e fytyrёs është e zbehtë dhe gjatёsia e tyre është zakonisht mё e lartё se mesatarja. Ju do të vini re një fisnikëri tё theksuar të profilit. Ujorёt tipik do të marrin pamjen me kokёn e anuar, kur janë duke menduar për një problem, ose pasi ata kanë bërë një pyetje. Koka bie befas përpara, ose nё njёrёn anё duke pritur për reagimin tuaj.

Ujorёt  janë gjithmonë duke analizuar situatat, miqtë dhe të huajt. Kjo mund të jetë shqetësuese, kur ata fillojnë të bërë pyetje tё drejtёpёrdrejta, pa takt duke zhbiruar deri nё detaje zemrёn dhe shpirtin tuaj.  Kur ata zbulojnë se misteri nuk ishte aq i ndërlikuar sa prisnin, ata mërziten. Asgjë nuk është më fyese se sa njё Ujor, i cili pasi ju ka ekzaminuar me mikroskopin e tij, shkon te personi tjetёr mё interesant, pikёrisht kur sapo ju ka bindur qё ju ishit njeriu mё interesant nё kёtё tokё.

Pavarësisht fiksimit të tyre në miqësi, Ujorёt nuk kanë shumë miq tё ngushtё. Ata kërkojnë sasi dhe jo cilësi në shoqёritё e tyre dhe ata rrallë krijojnё marrëdhënie të qëndrueshme, për më shumë se një periudhë të kufizuar.  Ka shumë për të zbuluar nё kёtё botё, qё ai tё mbetet i lidhur me një ose dy miqësi nё mёnyrё ekskluzive.

Ka  një lloj tё veçantë izolimi tё Ujori dhe ai shpesh keqkuptohet nga njerëzit.  Kjo për shkak se njerëzimi ende nuk e ka kuptuar Utopinё e Ujorёve. Ujori jeton nё tё ardhmen dhe vjen vetёm pёr pak kohё nё tё tashmen. Kjo e bёn atё tё ndihet ndryshe nga tё tjerёt. Ai e ndjen këtë dhe kjo thellon ndjenjën e tij të izolimit. Kështu që ai endet midis reve të tij i vetmuar, ndërsa ne njerёzit  e thjeshtë pyesim veten se çfarë ёshtё ai duke bёrё aty. Astrologjia na mëson se “Si mendon Ujori sot, do të mendojё bota pas pesëdhjetë vjetёve.”  Kjo mund të jetë e vërtetë, por sigurisht qё kjo nuk do ta ngushtojё hendekun mes Uranit dhe pjesa tjetër tё njerёzimit.

Ёshtё thёnё se ka njё kufi shumё delikat midis gjenialitetit dhe marrёzisё dhe miqtë tuaj tё shenjёs sё Ujorit, ndonjëherë mund t’ju bëjnë qё të pyesni veten se nё cilёn anë ndodhёn ata. Ujorёt janë një përzierje e ftohtësisё, prakticitetit dhe jostabilitetit tё çuditshëm dhe ata duket se kanë një ndjeshmëri instinktive me probleme mendore. Është një fakt i habitshёm që pothuajse çdo Ujor mund të reduktojë ndjeshëm ankthin e çmendurisё te njerёzit me probleme mendore, thjesht duke biseduar me ta në heshtje. Ai ka një aftësi të mrekullueshme për qetësimin e njerëzve histerike dhe pёr tё qetësuesuar fëmijët e frikësuar.

Zakonisht, është e vështirë pёr tё lёnё njё orar fiks mё njё Ujor pёr tu takuar. Ai do preferonte tia linte rastёsisё takimin, sepse urren tё ndihet i detyruar me obligime nё orar tё caktuar.  Megjithatë, ju siguroj se nёse arrini ta bёni atё tju japё fjalёn, ai do tё vijё nё orarin e caktuar dhe mirё ёshtё qё mos ta lini tё presё.

Ai do tju japё mendimin e tij nё mёnyrё tё sinqertё, por ai nuk do të përpiqet tju diktojë se si duhet të mendoni apo se si duhet të jetoni jetën tuaj. Ndёrkohё, ai nuk do qё ju ti tregoni atij si tё mendojё apo tё jetojё. Ai nuk ka dëshirë të japё idetё e tij te tё tjerёt. Filozofia e Ujorёve është se të gjithë kanë tё veçantёn e vet, mendimet dhe dёshirat e tyre unike. Çdo person e drejton vetё kёrcimin e jetёs sё tij dhe individualiteti duhet respektuar.

Një tjetër arsye pse Ujorёt shpesh kritikohen është se ata janë plot me surpriza.  Ata mund t’ju çojnë në perëndim, pastaj papritur të kthehen dhe të marshojnë në lindje, pa asnjё paralajmërim. Ujori ka një tendencё shumё kokëfortë, qё mos tju lejojё tё dini atё qё ёshtё duke bёrё apo menduar.

Ujorit nuk  i vjen natyrshёm qё ti besojё njerёzit, tё paktёn jo derisa ti ketё shqyrtuar motivet e tyre dhe pse jo edhe shpirtin, nёse do ishte e mundur. Është e vёshtirё tё qёndrosh i qetё nёn analizën e tij tё çdo fjalë dhe gjesti tuajin. Asnjëherë mos prisni qё Ujori tju vlerёsojё nga pamja e jashtme. Mirësjellje e tij e lindur nuk do ta ndalojё atё tju hedh njё vёshtrim zhbirues nga koka te kёmbёt. Ai dëshiron të dijë se çfarë është pas asaj fytyre dhe ai do të drejtojё disa pyetje tё thella dhe ndoshta edhe te sikletshme , me qёllim pёr tё mёsuar  me tepёr pёr ju. Por është inkurajuese të dini se sapo tju ketё aprovuar dhe pranuar, ai do të jetë besnik dhe miqёsinё e tij nuk do tё mund ta lёkundin as thashethemet dashakeqe. Nëse ju jeni miku i tij i vërtetë, ai nuk do të besojë nё pëshpëritjet negative tё armiqve të tu, edhe pse pa dyshim, ai do ti dёgjojё nga kurioziteti absolut. Megjithatё rrini tё sigurt se ai e ka mbledhur mendjen nё analizёn e fundit.

Ujorёt nuk kanë memorien më të mirё në botë, por mё vonё, ata me të vërtetë nuk kanë nevojë për të mësuar përmendësh shumë, pasi duket sikur i marrin njohuritё nё ajёr, nёpёrmjet disa antenave tё padukshme. Përqendrimi i Ujorit mund të jetё i shkёlqyer. Gjithashtu, ata janë nё gjendje të kapin gjёrat qё po ndodhin rreth tyre, nёse ata vendosin ta bёjnё kёtё, si tё jenё radarё. Ata mund të jenё duke diskutuar njё çёshtje tё komplikuar dhe sёrish nuk do tё humbasin asnjё detaj tё asaj qё po ndodh në anёn tjetër të dhomës, nëse ata vendosin ta bёjnё kёtё. Ndonjëherë ju mund të jeni i bindur se Ujori me tё cilin po flisnit nuk mban mend asnjё gjё nga ato qё diskutuat, por të nesërmen ai do ti përsërisё fjalёt si një magnetofon.  Kurrë mos e nënvlerësoni proçesin e marrjes sё njohurive tё personit tё udhёhequr nga Urani, ndonёse mund tё duket i pavёmendshёm dhe me raste i papёrqёndruar.

Çdo burrë apo grua Ujori mendon se është çelёsi i tё ardhmes. Megjithatë, nuk ka asgjë paragjykuese në lidhje me të menduarin e tyre. Si njё shkencëtar i vërtetë, edhe në qoftë se është një mekanik ose një muzikant, Ujorёt nuk do të arrijnё në përfundime, deri sa ta testojnё atё nё mendjen e tij të etur.  Megjithatë, sapo formon një opinion apo mendim, ai mbetet i fiksuar në mënyrë të vendosur në trurin e tij. Aq shumё sa e do ndryshimin në shoqëri apo qeveri, po aq shumё nuk do asnjё ndryshim nё mendimet e veta. Ai është plotësisht me mendje të hapur në lidhje me përparimin dhe emancipimin e botës, por mendja e tij qёndron hermetikisht e mbyllur kur përfshihen sjelljet e tij personale, të cilat mund të jenë papritur konservatore.  Ju mund të shihni se liberalizmi i tij ka kufijtë e vet.

Ujorёt përbuzin gënjeshtrёn dhe mashtrimin dhe ata shmangin huamarrjen dhe huadhënien. Ata do tju japin pará  si dhuratë, por asnjёherё mos i kёrkoni borxh. Një premtim i thyer apo njё borxh i pashlyer, mund të shkaktojё njё çarje të madhe në miqësinë tuaj. Ujorёt e mbajnë fjalën dhe gjithmonё i paguajnë faturat, prandaj presin edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjё.  Llogaritë e parave nuk u pёlqejnё shumё dhe kartat e kreditit mund ti frikësojë ata. E gjithë kjo dashuri pёr ndershmërinё, megjithatë, ndonjëherë mund të devijojё në sjellje të diskutueshme. Ndonёse ai e urren shumё hipokrizinë dhe sjelljen e dyfishtë, Ujori ёshtё nё gjendje qё tu pёrgjigjet pyetjeve nё mёnyrё shumё tё zgjuar, sa tё japё edhe pёrshtypje tё rreme. Megjithatë, ai do të zemёrohet shumё nёse kap dikё tjetёr duke pёrdorur tё njёjtёn mёnyrё delikate mashtrimi. Ai rrallë do të tregojё një gënjeshtër të drejtpërdrejtë, por ai mund mund tju bёjё pёr budalla në mënyra shumë të holla, që vështirë se kanё lidhje me ndershmërinё qё ai predikon vazhdimisht.  Kërkimi i tij të paepur për të vërtetën dhe dëshira për të fshehur motivet e tij janë tipare të papajtueshme me njёra tjetrёn dhe Ujori duhet përfundimisht të përballet me këtë mospërputhje, në qoftë se ai do të mësojë të vërtetën për veten e tij.

Mendja dhe trupi i tij duhet të jetë po aq tё lirë si era. Tё pёrpiqesh te gozhdozh njё Ujor, ёshtё si tё tentosh tё bёsh njё flutur tё mos lёvizё,  tё fusёsh njё fllad pranvere nё njё dollap apo tё mbyllёsh njё furtunё dimri nё njё shishe. Kjo nuk mund të bëhet dhe përveç kësaj, kush nё kёtё botё do tё donte ta provonte? Edhe pse ai është aq shumë përpara nё kohë dhe ju keni vёshtirёsi pёr tё kuptuar menjёherё pikёpamjet e tij , ja vlen tё bёni njё pёrpjekje. Pas kёsaj pёrvoje , ju do tё ktheheni padyshim mё i mençur dhe mё shumё i hutuar.

Shpirti i mbajtёsit tё ujit të ujit është i ndarë nёdy pjesёnë mënyrë të vazhdueshme nga Urani, planeti i ndryshimeve tё paparashikueshme dhe të dhunshme, të cilate lejojnё atё të shohin përpara me qartësi drejt të ardhmes.  Ujëderdhësi i takon njerëzimit.  Ai përfaqëson shpresat e saj mё tё vёrteta dhe idealet mё tё mёdha. Madje edhe metali i tij, uraniumi, nuk është me të vërtetë një metal, por një lёndё kimike radioaktive metalike, qё gjenden vetëm në kombinime.

Shënim: Karakteristikat e mësipërme janë përshkruar nga Linda Goodman (1925– 1995), astrologia më e shitur sipas New York Times. Ky artikull u botua fillimisht më 22 nëntor, 2013*.

SHKARKO APP