Pse prindërit nuk duhet të flenë në një shtrat me fëmijën

Shumë prej nesh e ka përjetuar kohën kur dëshironte që të flinte në shtrat me prindërit kur ishim fëmijë. Ky fenomen është i zakonshëm për prindërit, por një studim i fundit paralajmëron këta të fundit ta mendojnë mirë përpara se të marrin fëmijët në shtratin e tyre, pasi një gjë e tillë konsiderohet si një veprim që shkakton nervozizëm dhe ankth tek fëmija.

Shumë prej jush mund të thonë që me fëmijët ndodh krejt e kundërta kur ata flenë me prindërit, pra ata qetësohen dhe ndihen të sigurtë, por shkencëtarët kanë shifra që hedhin poshtë këto hamendësime. Studimi i botuar në “Journal of Affective Disorders”, mori në shqyrtim 3,583 fëmijë për të parë sesi ndikon ndarja e një krevati me prindërit në sjelljet e tyre.

Hulumtuesit i ndanë fëmijët në katër grupe: Fëmijët që nuk e ndajnë shtratin me nënën e tyre (44.4% e pjesëmarrësve), ata që e kanë ndarë shpesh herë kur kanë qenë bebe (36.2%), fëmijët që flenë në të njëjtin shtrat deri 6 vjeç ( 12%), dhe fëmijët që flinin ende me prindërit (vetëm 7.4% e të studiuarve).

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkuesit vlerësuan sjelljet e tyre në intervale të ndryshme kohe dhe fëmijët të cilët e kishin fjetjen me prindërit pjesë të rutinës, shfaqën më tepër probleme me përqendrimin sesa fëmijët e tjerë. Ata shfaqën çrregullime (si ankthi apo depresioni) çrregullim sjelljesh dhe ADHD fëmijë më shumë sesa super aktivë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?