Pse Rogertin e urrejnë banorët e Big Brother VIP Albania, por e admiron publiku?

-Nga Albert Vataj-

Rogert Sterkaj, që nga hyrja si banor i Big Brother VIP Albania, e ka bërë të pranishme atë që ai e ka quajtur strategji, të jetë jo sherrxhi i vogël, por konfliktual, provokues, nxitës i një dinamizmi të gjallë dhe veprues, për të krijuar prani dhe intensitet loje. Ai është atipik jo për shkak të ekspresivitetit, por sepse zgjedh vetëdijshëm të jetë ndryshe nga pritshmëria. Më pak spektakël i gatshëm, më shumë vëzhgim, më shumë trazim ujrash të ndenjur dhe më pak vijueshmëri sipas një skenari të parapërgatitur, ku nuk ndodh asgjë dhe publiku ndjehet i përjashtuar. Rogerti është në Big Brother VIP Albania për të sjellë pak reagim impulsiv, më shumë ironi, më pak dramë e menjëhershme, më shumë distancë e menduar nga mekanizmat e shpejtë të konfliktit. Ai është aty për t’i dhënë kuptimin real lojës, jo vetëm asaj që thjesht përkufizohet si lojë.

Në një format që jeton nga përplasja e shpejtë dhe emocionet e ekspozuara, Rogerti sjell një qetësi destabilizuese, sjell erë që shtyn velat dhe përshpejton lëvizjen e varkës së përgjumur të lojës së kalkuluar, ku duan të fitojnë ata që luajnë, për të humbur publiku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rogerti nuk kërkon domosdoshmërisht protagonizëm verbal. Ai nuk e pushton hapësirën me zë, por me nëntekst. Kur flet, e bën duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për efektin që prodhon fjala e tij. Zhurma e Rogertit nuk është karakter, por strategji. Dhe kjo strategji është pikërisht ajo që i shqetëson banorët, sepse ai krijon potere dhe nuk është i manipulueshëm lehtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai nuk i nënshtrohet polarizimit të njohur “miq–armiq”. Duke qëndruar shpesh jashtë klaneve, Rogerti refuzon skemat e thjeshta të lojës dhe krijon një proces gradual ballafaqimi me banorët e tjerë. Qëllimi i tij nuk është të ndërtojë aleanca të shpejta, por t’i nxjerrë të tjerët nga komforti i lojës, për t’i përballur me atë që janë vërtet, me frikërat, impulsivitetin, nevojën për aprovim dhe etjen për dominim.

Ai është kandidat për ta fituar Çmimin e Madh.

Në këtë kuptim, Rogerti funksionon si kundërpeshë ndaj banorëve impulsivë. Ai ul temperaturën e konfliktit kur don dhe e rindez sa herë ai deshiron. Kjo e bën të vështirë për t’u “lexuar” shpejt dhe, paradoksalisht, jashtëzakonisht interesant për publikun që nuk kërkon vetëm tension, por kuptim dhe origjinalitet, veprim të drejtpërdrejtë dhe puls.

Rogerti hap luftë me të gjithë dhe synon të jetë lider në Big, ai gjithçka e ka me paramendim të qartë, edhe kur ndez sherrin, me të cilin ngrohet vetë, por djegë të tjerët, duke i nxjerrë nga fiqiri normal.

Edhe kur sulmoi Stenaldon me fjalë , gjë që ishte një gabim i madh dhe shkaktoi reagim të menjëhershëm në publik, Rogerti me dinakeri tha se e ka patur për mendjen e tij e jo për shikimin. Në fakt Rogerti e tha, por e mohoi! E për këtë u dënua nga Vllai i Madh në dhomë izolimi, vetëm dhe duke fjetur në tokë si para 3 mijë viteve!

Fill pas dënimit të tij publiku kaloi por tij, mjafton të shikosh videot e tij që kanë kapur nga 700 mijë deri në 1.1 milionë shikues në afro 24 orë. Dhe komentet që i ofrojnë përkrahje, buzëqeshje.

As drejtuesi i Big Brother Ledion Liço nuk ka as gjysmën e shikuesve të Rogertit pas dënimit të tij nga Vllai i Madh.

Pikërisht këtu lind ndarja, disa e shohin si arrogant, të tjerë si një figurë me inteligjencë emocionale të lartë, që zgjedh kohën dhe mënyrën e ndërhyrjes me “shpatë”. Në një format që shpërblen reagimin e menjëhershëm, Rogerti shpërblen durimin. Dhe publiku, gjithnjë e më i lodhur nga teatraliteti artificial, e njeh këtë diferencë dhe e shpreh në një farë kuptimi qëndrimin e tij PRO Rogertit.

Në thelb, Rogerti është i fortë. Një banor që e sfidon formatin jo me zhurmë të shtirur dhe të zbrazët, por me qëndrueshmëri dhe ndikim. Nëse Big Brother është pasqyrë e shoqërisë, Rogerti përfaqëson ata që duan gjalleri, përplasje, ego për të ecur mes vlagës së tokës së nxehtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?