Pushim prindërve, furnizim me ujë dhe energji. Gjirokastër kërkohet të zbatohet plani i emergjencës

Prefekti i Gjirokastrës kërkoi angazhim më të madh nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore dhe institucionet e tjera shtetërore, për të përballuar situatën nga koronavirusi. Masat përfshijnë furnizimin me ujë, me energji elektrike. Kërkohet dezinfektimi i ambienteve publike, kërkohet të kushtohet më shumë kujdes në shtëpitë e të moshuarëve.

Gjithashtu Prefekti kërkon që bizneset bare e restorante apo lokale të respektojnë distancat e përcaktuara për tavolinat, me qëllim që të shmanget infektimi i qytetarëve me koronavirus. Gjithashtu,  Prefekti i Gjirokastrës kërkon që të “njoftohen binzeset private” që nga data 10 deri në 23 mars një nga prindërit të ketë leje me qëllim që të kujdeset për fëmijët e mitur në shtëpi.

Shërbimi Postard duhet të vijojë shërbimet dhe të marrë masa për moskontakt fizik mes qytetarëve. Ndërkohë, njësive të qeverisjes vendore u kërkohet të anulojë dëgjesat publike deri në një moment të dytë. Ndërkohë pensionistëve do t`u dërgohet pensioni te shtëpia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?