Qeveria e Japonisë mbështet edukimin në Shqipëri

Ceremonia e inagurimit të rehabilitimit të tre shkollave në veri të Shqipërisë u zhvillua më datat 25 dhe 26 shtator 2017, në qytetet e Vaut të Dejës dhe Fierzës.

Në këto ceremoni ishte i pranishëm Ambasadori i Japonisë në Shqipëri,  Makoto Ito, i cili në fjalën e tij theksoi angazhimin për të mbështetur më tej  Qeverinë Shqipëtare në përpjekjet e saj për të përmirësuar cilësinë e arsimit në vend.

Ambasadori Ito tha gjithashtu se këto projekte janë bashkë-financuar përmes Granteve të Asistencës për Projekte Bazë të Sigurisë Njerëzore, të cilat kanë siguruar një ndihmë financiare prej 137.894 euro për rinovimin dhe rikonstruksionin e shkollave publike në zona të largëta.

Ai informoi pjesëmarrësit mbi mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë Japoneze, e cila u ka ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë në Shqipëri qysh prej vitit 1998, përmes financimit të mbi 16 projekteve të fokusuar në rinovimin, rehabilitimin dhe rindërtimin e shkollave publike kryesisht në zona të thella malore.

Në fund të fjalës së tij, Ambasadori Ito shprehu angazhimin e tij dhe të qeverisë së Japonisë për të mbështetur më tej Qeverinë e Shqipërisë, dhe përmendi se në një të ardhme të afërt do të fillojë një fazë tjetër e Granteve të Asistencës për Projekte Bazë të Sigurisë Njerëzore, të cilat do të ofrojnë edhe më shumë mundësi për një edukim më të mire.

SHKARKO APP