Qeveria të shpjegojë se pse kuksianët po bëhen “Bullgarë”! Të gjithë shqiptarët jashtë kufirit zyrtar  meritojnë shtetësinë e Shqipërisë!

Qindra kuksianë, apo edhe persona me precedentë penalë, po pajisen me shtetësi bullgare, ndërsa Qeveria dhe mazhoranca shqetësohën se se Presidenti po u jep shtetësi shqiptare kosovarëve. Është ky denoncimi që vjen nga gazetari i kronikës së zezë Flamur Vezaj, përmes rrjeteve sociale.

“Si nuk flet njeri që brenda territorit shqiptar ka zyra që pajisin me dokumente bullgare, serbe e greke shtetasit shqiptarë në kundërshtim të çdo ligji?! Si nuk qenka problem fakti që shqiptarët po bëhen bullgar dhe jo vetëm, e qenka problem se disa shqiptarë të Kosovës paskan marrë shtetësi shqiptare, qoftë edhe me probleme me ligjin! Po nuk gjeni ndonjë shkelje tjetër ligjore të Presidentit ta sulmoni politikisht, por vetëm me këtë të shtetësive! Po mazhornca ka aq shumë shkelje në qeverisjen e saj sa i kanë shkaktuar shtetit e taksapaguesve miliona euro dhe qenka shqetësim pse disa shtetas nga Kosova kanë marrë shtetësinë pa i sjell asnjë dëm financiar shtetit shqiptar!”, shprehet gazetari.

Reagimi i plotë i gazetarit Flamur Vezaj

Jam matur disa herë për këto pak rreshta! Si një vuajtës për të marrë shtetësinë shqiptare (plot 8 vite), pasi isha në dilemë se ndonjë trutharë militant do më akuzojë, siç ndodh rëndom në Shqipëri, se mbajta anën e Presidentit! Nuk dua t’i jap rëndësi edhe iniciativës së kolegut për këtë shkrim, por do ndalem te armata e mazhorancës për të sulmuar Presidencën pikërisht për dhënien e disa shtetësive! Fatmirësisht, Presidenti Meta nuk ka firmosur për shtetësinë time!

Nuk do i hy fare pjesës ligjore, ama fare, sepse është e turpshme që shteti shqiptar kur vjen puna e dokumenteve të shtetësisë të trajtojë administrativisht njësoj një shqiptar nga Kosova me një kinez (shitës te Medreseja) apo çdo shtetas tjetër i huaj! Po ju them që për mua të gjithë shqiptarët e Kosovës, dhe jo vetëm, duhet të pajisen me shtetësi të Shqipërisë, sepse janë SHQIPTARË!

Nga ana tjetër, pse duhet të gjejnë lloj-lloj arsyesh shqiptarët e Kosovës që Presidenti t’i japë shtetësinë?! Po pse nuk flet njeri qoftë edhe media se sa banorë të zonës së Kukësit dhe jo vetëm, tashmë janë bërë Bullgarë e çdo ditë aplikojnë për shtetësi bullgare (edhe persona me precendetë penalë)! Si nuk flet njeri që brenda territorit shqiptar ka zyra që pajisin me dokumente bullgare, serbe e greke shtetasit shqiptarë në kundërshtim të çdo ligji?! Si nuk qenka problem fakti që shqiptarët po bëhen bullgar dhe jo vetëm, e qenka problem se disa shqiptarë të Kosovës paskan marrë shtetësi shqiptare, qoftë edhe me probleme me ligjin! Po nuk gjeni ndonjë shkelje tjetër ligjore të Presidentit ta sulmoni politikisht, por vetëm me këtë të shtetësive! Po mazhornca ka aq shumë shkelje në qeverisjen e saj sa i kanë shkaktuar shtetit e taksapaguesve miliona euro dhe qenka shqetësim pse disa shtetas nga Kosova kanë marrë shtetësinë pa i sjell asnjë dëm financiar shtetit shqiptar!

Siç duket, për mazhorancën më mirë shqiptarët e Kosovës të marrin pasaporta Serbe se sa atë shqiptare! Shikoni Bullgarinë e Serbinë, e vende tjera çfarë procedurash të lehtësuara kanë bërë që shtetas shqiptarë të marrin shtetësinë e tyre dhe Shqipëria akoma diskuton pse e morën shtetësinë disa shtetas nga Kosova! A nuk mund ta lini në heshtje këtë! Po pse ky është problem i sigurisë kombëtare!? A nuk është problem i sigurisë kombëtare që qindra, mos të them mijëra, banorë të zonës së Kukësit tashmë janë bërë bullgarë! Apo një pjesë dërrmuese e të rinjve shqiptarë nga Kosova kanë marrë pasaportat serbe dhe jo vetëm! E pse, vetëm që të lëvizin nga Shqipëria e Kosova për të punuar e ikur jashtë në Perëndim, sepse politika, kjo politikë, nuk i ka lënë hapësirë tjetër duke ia nxirë jetën!

Kush ka frikë nga pajisja me shtetësi shqiptare të shtetasve po shqiptar nga Kosova dhe jo vetëm! Unë mendoj se vetëm Serbia dhe kulisat e saj që vazhdojnë e ngrejnë zërin brenda dhe jashtë Shqipërisë me të gjithë metodat për të ndaluar një gjë të tillë me arsyetimin e Shqipërisë së Madhe! E ndërsa politikanët e Shqipërisë në veçanti mazhoranca na quan skandal dhënien e disa shtetësive nga Presidenti për shtetasit nga Kosova, dhe nga ana tjetër dalin e flasin për patriotizëm, apo edhe bëjnë shqiponjën në ndonjë takim të dy qeverive! Po nuk keni faj ju dhe ne nuk duhet të çuditemi se jeni të njëjtët JU që i keni vendosur shqiptarëve të Kosovës dhe tjerëve dy pika të kalimit kufitare, një në Morinë e një në Kalimash!

#

P.S: Gjyshja ime, i pastë drite shpirti, ishte nga Surroi i Kukësit, a i takon shtetësia babait tim me ligjin e ri, apo edhe ai duhet të presë në radhë me një lumë dokumentesh njësoj si kinezët e “Medresesë”?

Jepni shtetësinë shqiptarëve se do ju japin votën!

Te gjithe shqiptaret jashte kufirit zyrtate meritojne shtetesine e Shqiperise!
###
#Jam matur disa here per keto pak…

Pubblicato da Flamur Vezaj su Sabato 31 ottobre 2020

SHKARKO APP