“Qeverisja ka humbur çdo ndjeshmëri ndaj fshatit. Njerëzit diskutojnë vetëm mbijetesën”
Nga Gentian Çala
FSHATI I BRAKTISUR
Në Alarup të Njësisë Administrative Çërravë, ku banorët duken më të dëshpëruar se kurrë nga hallet që i kanë zënë. Burimi i fshatit ku uji pihet prej 130 vitesh, analizat e kanë nxjerrë të papijshëm. Prodhimet e frutikulturës ua dëmtoi era dhe breshëri, ku nuk morën asnjë mbështetje nga shteti. Një familje me asistencë duhet të shkojë në Çërravë për të firmosur burrë e grua (krejt e pakuptimtë) për të marrë 2800 lekë të reja, ku vetëm makina për ti dërguar te zyrat e Njësisë do 800 lekë dhe të tjerat që mbesin janë vetëm për energjinë elektrike. Rrugët janë mbyllur dhe djemtë e fshatit nuk mund të ikin dot për punë sezonale. Të gjitha shtigjet për mbijetesë duken të mbyllura dhe shpresa është vrarë, sepse askush nuk mendon për jetën rrëzë Malit të Thatë. Qeverisja ka humbur çdo ndjeshmëri ndaj fshatit dhe problematikës së tij, ku njerëzit diskutojnë vetëm mbijetesën.