Qytetarët, si mund të votojnë ligjet dhe të pyesin deputetët

Qytetarët do të kenë mundësi të shtuara të përfshihen në procesin e diskutimit dhe miratimit të nismave ligjore, si dhe të komunikojnë me deputetët.

Së fundmi ka nisur nga funksionimi platforma konsultimipublik.al, që është krijuar me qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së publikut në procesin e hartimit të ligjeve dhe ndihmën në komunikimin e drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe deputetëve. Në platformë, qytetarët mund të marrin informacion mbi nismat ligjore të përfshira në procedurën parlamentare, të japin mendimin e tyre mbi to dhe t’u bëjnë pyetje deputetëve mbi një projekt apo çështje të caktuar.

Platforma synon të transformohet në një mjet të demokracisë direkte, ku publiku mund të shprehë vullnetin e tij për projektligjet. Gjithashtu, konsultimipublik.al synon të nxisë deputetët e Kuvendit të votojnë sipas vullnetit të shumicës së qytetarëve, edhe nëse ata nuk i përkasin zonës elektorale që i ka zgjedhur.

Konsultimipublik.al krijon mundësinë për të ndërvepruar me deputetët nëpërmjet tre moduleve. Komunikimi i drejtpërdrejtë qytetar-deputet, “Pyesni Deputetët” dhe “Filloni një Peticion” janë tre dritaret kryesore për t’u shfrytëzuar nga publiku. Konsultimipublik.al është krijuar dhe administrohet nga qendra “Lex Ferenda”, në bashkëpunim me aktorë të tjerë të shoqërisë civile që synojnë përdorimin e teknologjisë për përmirësimin e transparencës, llogaridhënies dhe qeverisjes në rajon.

SHKARKO APP