Qyteti i Korçës pushtohet nga skulpturat

Është koha kur Korça rijetëzohet nga skulpturat, sepse për të tetin vit radhazi ky qytet përjeton atë që nuk e gjen në asnjë vend tjetër të Shqipërisë.

Ndryshe nga edicionet e shkuara, ky edicion është pagëzuar me emrin “Simpoziumi i skulpturave”, sepse përtej një festivali të artit vizual, në Korçë janë bërë bashkë artistë të huaj e shqiptarë, arkitektë e kuratorë, për të menduar pak më gjatë mbi atë që meriton natyra. E veçanta tjetër e këtij simpoziumi është se të gjithë skulptorët vijnë nga Europa e Azia e largët. Mbresa të jashtëzakonshme ka krijuar edhe Xhena Li, skulptorja nga Koreja e Veriut që vjen për herë të parë në Shqipëri.

Deri më tani në parkun e qytetit janë ekspozuar 50 skulptura nga artistët pjesëmarrës që, ashtu sikurse edhe arkitektët do të qëndrojnë 12 ditë në Korçë, për të parë mundësinë e integrimit të këtyre skulpturave edhe në parqe të tjera të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?