Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:37 Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e parashikuar të mblidhet të shtunën, më 14 nëntor, në Gjirin e Lalzit, duhet të japë përgjigje përtej organizimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Raiffeisen Bank feston 15-vjetorin e saj në Shqipëri

Magazinë E hënë, 7 Tetor 2019 17:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Raiffeisen Bank në Shqipëri festoi 15-vjetorin e saj në një event gala më datë 3 tetor me prezencën e klientëve, miqve dhe të ftuarve të tjerë.

Në këtë event gala nderuan me pjesëmarrjen e tyre Dr. Johann Strobl, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank International (RBI) me seli në Vjenë, z. Christian Canacaris, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, si dhe personalitete të tjera të institucioneve publike e financiare në vend, sipërmarrjeve të ndryshme në Shqipëri, etj.

Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank International, z. Strobl, në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi 15 vitet e suksesshme të Raiffeisen Bank në Shqipëri: “Ka pasur vazhdimisht sfida, por më së shumti vite suksesi. Raiffeisen është gjithmonë e gatshme të mbështesë zhvillimin e klientëve të saj, si individëve, ashtudhe korporatave. Me krenari mund të themi se ne përpiqemi vazhdimisht të investojmë në produkte dhe shërbime novatore duke iu ofruar të gjithë klientëve një marrëdhënie gjithmonë e më pozitive me bankat”, theksoi Strobl.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri z. Christian Canacaris shprehu vler­­ësimin dhe mirënjohjen për të gjithë klientët dhe partneret e biznesit  për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre dhe siguroi edhe një herë që Raiffeisen Bank do të vazhdojë bashkëpunimin dhe kontributin e saj në zhvillimin e mëtejshëm të tregut bankar shqiptar nëpërmjet investimit të vazhdueshëm në risitë më të fundit teknologjike, duke e lehtësuar kështu përvojën bankare të të gjithë klientëve të saj. Gjithashtu z. Canacaris shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë stafin e Raiffeisen Bank për përkushtimin dhe kontributin e tyre, si çelësi  i suksesit të Bankës në këto 15 vite.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, përshëndeti të pranishmit në emër të qeverisë shqiptare dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë mbështetjen dhe kontributin që Raffeisen Bank ka dhënë në funksion të përgjegjësisë sociale, si dhe dijen që ka sjellë në Shqipëri. “Jam sot këtu për të shprehur mirënjohjen për gjithçka Raiffeisen bën në funksion të përgjegjësisë sociale e përtej kësaj për të shprehur konsideratën dhe mirënjohjen lidhur me të gjithë dijen që Raiffeisen Bank ka sjellë në Shqipëri, duke i shërbyer jo thjesht vetes, por të gjithë sistemit bankar në vend. Vlera kryesore që bankat sjellin në mjedisin ku ato vendosen është dija. Dija përmes së cilës zhvillohen dhe nxisin të tjerët që të zhvillohen. Përgjegjësia sociale dhe dija janë dy elemente të sjella si kontribut në këtë shoqëri.”

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj në fjalën e saj u shpreh: “Në 15 vite të prezencës suaj në Shqipëri, Raiffeisen Bank ka qenë një histori suksesi, sepse gjithmonë ka guxuar të sjellë risi në treg në produkte, rritje kapacitetesh për stafin dhe mbi të gjitha teknologji novatore. Iniciativat tuaja në fushën e novacionit dhe përqafimi i vazhdueshëm i ndryshimeve teknologjike dhe rregullatore, që qeveria sjell për sektorin privat, janë shembuj të mirë të një bashkëpunimi të frytshëm për një klimë biznesi të mirë dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.”

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, vlerësoi zhvillimin e Raiffeisen Bank gjatë këtyre 15 viteve, ndër të tjera tha: “Ky institucion mund të konsiderohet fare mirë një burim i kulturës së bankingut evropian dhe i ideve novatore, një bankë e qëndrueshme që arrin të përballojë krizat dhe të ruajë besimin e depozituesve dhe të investitorëve, një nga promotorët e sistemit bankar shqiptar, në zhvillimin e të cilit ka lënë gjurmën e vet të qartë. Në të njëjtën kohë, Raiffeisen ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të projekteve madhore në vend në fushën e energjisë, të infrastrukturës, etj., duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e ekonomisë”

Rreth Raiffeisen Bank

Raiffeisen Bank është një nga bankat më të mëdha në vend. Totali i aseteve të saj është afro 1.8 miliardë Euro. Raiffeisen Bank International bleu Bankën e Kursimeve në Shqipëri në vitin 2004 dhe gjatë këtyre 15 viteve  Raiffeisen Bank e ka transformuar plotësisht bankën e vjetër shtetërore në një bankë me shërbime të plota që u shërben të gjithë sektorëve të biznesit dhe klientëve individë.

Raiffeisen Bank është gjithnjë e më shumë e fokusuar në shërbimin ndaj klientit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve bankare, duke kryesuar tregun përsa i përket novacionit. Në vitin 2015 Raiffeisen Bank nisi rrugëtimin e transformimit duke ndërmarrë një strategji ambicioze për të shndërruar përvojën bankare të klientit nga shërbimet fizike në digjitale.

Raiffeisen On, platforma digjiitale nëpërmjet të cilës kryhen veprimet bankare online, apo RONA, asistenti virtual i bazuar në inteligjencën artificiale, si edhe shumë shërbime të tjera moderne e kanë kthyer shërbimin bankar në Shqipëri në një nivel qe krahasohet me standardet evropiane. Raiffeisen Bank u shërben tashmë mbi afro 440,000 klientëve në Shqipëri.

Etiketat e lidhura

Christian CanacarisJohann Strobl
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës
Para 13 minutash

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative
Para 18 minutash

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve
Para 21 minutash

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 33 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 15 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.