Rama: Ka ardhur koha për të rindërtuar Teatrin Kombëtar

Kryeministri Edi Rama, duke folur paraditen e së mërkurës për projektet për kulturën gjatë përurimit të Qendrës Multifunksionale Teatrale, deklaroi se ka ardhur koha që të rindërtohet Teatri Kombëtar.

“Teatri Kombëtar është në një vend strategjik. Është mirë që të mbetet aty, por duke u zhveshur nga paragjykimet e së shkuarës që e penguan rindërtimin e tij me kohë. Besoj se ëndrra për të pasur një teatër me të gjitha parametrat bashkëkohore, do të bëhet realitet”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se “ka shumë njerëz që harrojnë vlerën e madhe që kanë investimet dhe reagojnë ndaj këtyre projekteve”.

“Thonë që s’ kemi bukë, ç’na duhet teatri e stadiumi. Por, e vërteta është që një vend pa teatër, muze, stadium dhe jetë kulturore, nuk ka si të ketë bukë”, nënvizoi Rama.

SHKARKO APP