RAMA:NJË MBRËMJE ME AUTORËT E FILMIT SHQIPTAR NOMINUAR PËR OSCAR

Edi Rama shkruan në Facebook: Një mbrëmje e paharrueshme në COD (Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri) gjatë shfaqjes së filmit shqiptar nga Kosova, “Shok”, nominuar ndër pesë kandidatët për Oscar në gjininë e filmit me metrazh të shkrutër dhe vlerësuar ndërkohë me 14 çmime ndërkombëtare.o2o5

Një film i jashtëzakonshëm që të merr frymën dhe të mban mbërthyer nga sekonda e parë e një rrëfimi autentik mbi përzënien e dhunshme të shqiptarëve të Kosovës prej shtëpive të tyre. Mbresëlënëse forca e thjeshtësisë së gjuhës filmike dhe tensioni emocional që përcjell loja e aktoreve.

Për historinë modeste të kinematografisë shqiptare do të ishte një kulminacion fantastik të kishim një statujë Oscar në trojet tona, por edhe nëse statuja nuk vjen, ky film është një monument shumë i hijshëm për luftën e për lirinë, që një grup shqiptarësh të mrekullueshëm nga Kosova e ngjitën deri në Olimpin e Zotave të Kinemasë.

SHKARKO APP