Raporti: Shkalla e vdekshmërisë nga Covid 10 herë më e lartë në vendet ku popullsia është mbipeshë

Rreziku i vdekjes nga koronavirusi është 10 herë më i lartë në vendet ku shumica e popullsisë është mbipeshë, sipas një raporti të lëshuar nga Federata Botërore e Obezitetit.

Studiuesit zbuluan se deri në fund të 2020, nivelet globale të vdekjeve nga Covid-19 ishin 10 herë më të larta në vendet ku më shumë se gjysma e të rriturve janë mbipeshë, krahasuar me vendet ku më pak se gjysma janë obezë, informon abcnews.al.

Ekipi shqyrtoi të dhënat e vdekshmërisë nga Universiteti Johs Hopkins dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe zbuloi se  nga 2.5 milion vdekje të raportuara deri në fund të shkurtit, 2.2 milion ishin ë vende ku më shumë se gjysma e popullsisë është mbipeshë.

Në një analiza të të dhënave dhe studimeve nga më shumë se 160 vende, studiuesit zbuluan se nivelet e vdekshmërisë së Covid-19 u rritën së bashku me prevalencën e mbipeshës së vendeve, informon abcnews.al.

Raporti zbuloi se çdo vend ku më pak se 40% e popullsisë ishte mbipeshë kishte një normë të ulët vdekjeje nga Covid-19 prej jo më shumë se 10 persona në 100,000 banorë të infektuar.

Por në vendet ku më shumë se 50% e popullsisë ishte mbipeshë, shkalla e vdekjes Covid-19 ishte shumë më e lartë, më shumë se 100 persona për 100,000 banorë të infektuar.

/Përshtati nga CNN, abcnews.al

SHKARKO APP