Rasti tipik, meshkujt ngatërrojnë interesin seksual me pëlqimin

Një studim i ri ka zbuluar se disa njerëz ngatërrojnë interesin seksual me thjesht pëlqimin dhe supozojnë se të kesh marrëdhënie seksuale me një grua nënkupton se ajo do vazhdojë ta pëlqejë e të kërkojë përsëri intimitet.

Në një kohë kur ngacmimi dhe sulmet seksuale po dominojnë mediat, një ekip studiuesish përcaktojnë përhapjen e sjelljes së keqe seksuale në universitete, pasi rastet e këtij lloji të dhunës mbeten më të larta se çdo krim tjetër midis studentëve të kolegjit.

Publikuar në Journal, studiuesit nga fakulteti në Universitetin Binghamton dhe Rush në Çikago, sjellin disa faktorë situacionalë që parashikojnë gjasat e burrave për t’u angazhuar në sjellje abuzuese seksuale.

Studimi u bë me 145 studentë heteroseksualë, të cilët u përgjigjën për disa skena seksuale hipotetike. Studiuesit zbuluan se shumica e njerëzve kanë tendencë të ngatërrojnë interesin seksual me pëlqimin e tyre për seks dhe se perceptimet e tyre për pëlqimin janë kryesisht të varura nga “mënyra në të cilën gruaja përcjell qëllimet e saj seksuale”.

“Ne kemi gjetur se mënyra në të cilën gruaja përcjell qëllimet seksuale, si refuzimi verbal kundrejt reagimit pasiv, kishte efektin më të madh të perceptimit të gabuar të burrave”, tha Richard Mattson, një studiues në Universitetin e Binghamton.

Për më tepër, në rastet kur burrat kishin pasur një histori seksuale me dikë, edhe pas refuzimit verbal të gruas, ata mbanin besimin se gruaja dëshironte përsëri intimitet dhe se e pëlqente atë.

Mattson vazhdon të shpjegojë se disa aspekte të periudhës së kolegjit, të tilla si kontrolli i reduktuar i prindërve dhe konsumimi i alkoolit, ndikojnë tek studentët të cilët rrezikojnë duke u përfshirë në situata abuzimi seksual./Tirana Post/

SHKARKO APP