Reshje shiu e bore dhe ulje drastike temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e dëborës.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -5ºC në 04ºC, në zonat e ulëta nga 01ºC në 11ºC dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 11ºC.

Era do të fryejë në drejtim verior-veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 05ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 08ºC.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?