Reshje të dobëta shiu edhe të enjten, moti përmirësohet pasdite
Edhe dita e enjte do të shoqërohet nga reshje të dobëta shiu. Sipas MeteoAlb, vendi ynë paraqitet në pjesën më të madhe me kthjellim dhe vranësira kalimtare, ku në jug dhe juglindje të territorit do të ketë prezencë të pakët të reshjeve gjatë paradites.
Por orët në vijim do të përmirësojnë kushtet e motit edhe në këto zona.
Temperaturat e ajrit vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat nga -2°c deri në 16°c.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 4 ballë.