Reuters/Eksperimenti i frikshëm me koronavirusin, shikoni sa jeton brenda shtëpisë tuaj

Reuters/ Koronavirusi i ri thellësisht ngjitës, që ka shpërthyer në një pandemi globale, mund të mbetet i qëndrueshëm dhe infektues në ajër për orë të tëra ndërsa në sipërfaqe të ndryshme edheje ditë, bëhet e ditur sipas një studimi që duhet të ofrojë udhëzime për të ndihmuar njerëzit të shmangin marrjen e sëmundjes.

Shkecëtarët nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve infektive, NIAID, pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, u përpoqën që të imitojnë virusin që lëshin një person i infektuar përmes kollës ose prekjes së objekteve mbi sipërfaqet e përditshme, në një mjedis shtëpiak ose spitalor.

Ata përdorën një pajisje që imitonte shpërndarjen e piklatve mikroskopike të krijuara nga kolla ose teshtima.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkencëtarët më pas hulumtuan se përsa kohë virusi rezistoi si infektues në këto sipërfaqe. Studimit u publikua në internet nga ‘New England Journal of Medicine’ të martën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Testimet treguan se kur virusi perhapet nga dikush që kollitet ose teshtin, ai mbetet në ajër i gatshëm për të infektuar akoma njerëz edhe për të paktën 3 orë.

Mbi plastikë dhe në çelik inoks, virusi mund të qëndrojë edhe për tre ditë. Në karton, virusi nuk rezistoi më shumë se 24 orë. Në bakër u desh katër orë që virusi të bëhej inaktiv.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?