Rezidenca e Prince bëhet muze për vizitorë

Kur Prince ishte gjallë, dëshironte të transformonte rezidencën e tij të Paisley Park, në Minessota, në një muze. Tani lajmi është zyrtar. Prona me sipërfaqe 6,000 metra katrorë, nga 6 tetori do të bëhet një muze i hapur për t’u vizituar nga të gjithë. Në të mund të vizitohen studiot ku ai inçizonte, salla e koncerteve dhe shumë gjëra të tjera interesante nga jeta e artistit. Biletat tashmë janë në shitje, transmeton BW. Shtëpia e Paisley Park është inauguruar në 1987 dhe financuar pjesërisht nga Warnes Bros Records, pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Purple Rain’, film dhe album. Gjatë viteve, Prince e përdori këtë banesë edhe për evente speciale dhe koncerte te rezervuara. Emri i studios dhe i të tërë kompleksit është inspiruar nga albumi “Around the World in a Day” (1985).

mu1

mu2

SHKARKO APP