Rita Ora, performancë në stilin e viteve ‘70

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka qenë e ftuar në emisionin e Jimmy Fellon ku performoi këngën e saj, “Your Song”. Ajo që mori vëmendjen në gjithë interpretimin ishte veshja e 26-vjeçares. Rita u shfaq me flokë të ç’rregullt dhe me xhaketë lëkure që dukej e njëjtë me ato të rokerave në vitet ‘70, por e përshtatur me modernen. “Your Song” është kthyer në një hit për këtë verë, por Rita e tregoi edhe një herë se zëri i saj është i mahnitshëm pasi këndoi e shoqëruar me një bandë muzikore.

 

SHKARKO APP