Rita Ora plotëson amanetin e gjyshit

Rita Ora mbetet një nga divat e muzikës shqiptare, e cila korri sukses në Amerikë. Por duket se Rita ka ndërmend të ndryshojë zhanër artistik së fundmi. Në një intervistë për MTV artistja zbuloi se ka nisur të shkruajë skenarin e një filmi, gjë që e ka ëndërruar gjithnjë dhe që është edhe një lloj amaneti i gjyshit të saj, Besim Sahatçiu. Sahatçiu ka qenë vetë skenarist dhe para vdekjes së tij në 2005-ën, Rita shprehet se ai dëshironte që edhe ajo të bëhej skenariste. “Gjyshi im ishte i paparë! Ai bënte filma dhe e mbaj mend një gjë të tillë, sepse para se të vdiste, ai më tha: “Kam dashur gjithmonë që ti të bësh filma. Dhe tani që po e bëj këtë, është kaq bukur. E di që ai po më sheh!”, u shpreh Ora.

SHKARKO APP