Rita Ora, seksi dhe “e vetmuar”

Rita Ora ka publikuar projektin e ri muzikor “Lonely Together” në bashkëpunim me Dj e njohur, Avicii. Këtë herë ka ardhur me një baladë romantike, ku duhet të rrezikojë për të qenë pranë personit të zemrës, por që të dy qëndrojnë në vetmi. Nuk dihet, nëse është dedikim për dikë, apo rastësi që po e këndon Rita. Ajo është shfaqur shumë seksi në klipin e këngës, e veshur me të brendshme të kuqe. Mendohet se është veshur me linjën Tezenis, ku është edhe imazh kryesor. Ata e sollën këtë këngë vetëm në versionin audio para disa muajsh, ndërsa suksesi bëri që ta sillnin me klip muzikor që ka numëruar mijëra klikime që në orët e para të publikimit.

Avicii - Lonely Together ft. Rita Ora

SHKARKO APP