“Robert Elsie, biri shpirtëror i Shqipërisë..”

Nga Visar Zhiti

Shuarja e albanalogut më të madh në botë sot, Robert Elsie, është një humbje e madhe për kulturën shqiptare, për historinë dhe për vlerat shekullore te saj, per antropologjinë, gjuhën e përkthimin, per studimet letrare e letersine, per kritikën letrare , për fotografinë historike, etj, etj. Robert Elsie është poliedrik, i shumëplanshëm, hulumtues pasionant, zbulues i rëndësishëm, me një Shqiperi ideale që e deshi shumë e i kushtoi jetën.

Robert Elsie guxonte si një intelektual i lartë, Ai e mbrojti Shqipërinë në botë, “Çështjen Shqiptare” dhe e bashkoi në veprën e Tij me Kosovën dhe Çamërinë, pa u terhequr nga kërcënimet ballkanike e mosmirenjohja dhe i dha zë Shqipërisë, të flasë anglishten e Tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai dukej sikur e deshi çdo shqiptar dhe bëri për ta, i mbeshteti kudo, deri dhe në Tribunalin e Hages, botoi antologji shqiptare, folklor, poetë nga të gjitha trevat, tregime, romane, nga letërsia jonë e ndaluar e shkrimtarët e burgosur, studime, albume, guida, etj, etj, deri dhe te botimi i “Lahutës së Malcisë” së Fishtës në anglisht, një kryepunë duke arritur kështu, siç thotë dhe vetë, të përplotësonte eposin europian. Kështu bëri dhe me Kanunin e lashtë të shqiptarëve, të Lek Dukagjinit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pelegrin i tempujve të Shqiperisë, shtegtar i maleve tona, adhurues i bregdetit, qytetar i Tiranës, mik i mrekullueshëm me ne. Mungesën e Tij të dhimbëshme e mbush vepra e Tij e madhe, sa enciklopedike, po aq dhe akademi e shkollë, rilindase dhe moderne, e qendrueshme dhe frymëzuese per vazhdimësi. Është nder që Shqiperia ta shpallë bir të vetin dhe ta mbajë si të tillë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?