”Robin Hood” në qytet, dorëzon zarfa me para dhe paguan borxhet në dyqane

Filmi “Robin Hood” është parë në qytet. Në qytetin Tuzla të Turqisë, njerëzit po habiten se kush është ky person kaq zemërgjerë që po i ndihmon ata që kanë nevojë. Ky person misterioz i shkon në shtëpi familjeve të varfra duke iu lënë zarfa me para poshtë derës.

”Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregoja fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve”, tha pronari i një dyqani.

Ai shtoi se ky person i panjohur kishte me vete edhe 4 persona të tjerë që mbanin shuma të mëdha parash. ”Unë i pyeta ku jetonin.

Ai u kthye përsëri pasi foli me ta dhe pagoi të gjitha borxhet. Kam mësuar gjithashtu se ai u ka dhënë para shtesë familjeve të varfëra”. Identiteti i personit që po bën këto gjeste bujare mbetet ende mister.

SHKARKO APP