Roboti operon pacientin me tumor

Një pacient i cili vuante nga një tumor në veshka ka qëndruar zgjuar përgjatë operacionit të kryer nga një robot. Në spitalin Molinette në Torino, roboti që luante rolin e kirurgut kreu për herë të parë në botë një operacion të këtij lloji.

Operacioni u krye në departamentin e urologjisë në spitalin Molinette. Doktorët u shprehën se u përdor sistemi i robotëve Da Vinci dhe një teknologji inovative në procesimin e imazheve 3-dimensionale.

Vitet e fundit spitalet italiane kanë bërë investime për të qenë sa më pranë arritjeve më të fundit të teknologjisë mjekësore kirurgjisë robotike.

SHKARKO APP