Rregullat që duhet të ndiqni sa herë vishni taka
Ka kaq shumë fuqi tek takat dhe çdo vajzë e di mirë ku e kemi fjalën, por ka diçka. Nëse nuk zgjidhni të duhurat dhe nuk silleni si duhet me to, magjia e elegancës zbehet. Askush s’e do këtë, prandaj hidhini një sy rregullave që duhet të keni parasysh para se të blini një palë këpucë të reja apo vishni takat e radhës.
Thembër-gishtërinj dhe jo gishtërinj- thembër
Që ecja juaj të duket sa më natyrale sigurohuni të vendosni fillimisht thembrën dhe më pas pjesën e përparme të këmbës. Përndryshe do të dukeni sikur po ecni në majë të gishtërinjve.
Bëni hapa të vegjël
Ecja në një mënyrë të tillë do t’ju ndihmojë të ruani ekuilibrin.
Mos vraponi
Nëse po përpiqeni të mbyllni punë shpejt e shpejt me takat e më pas t’u jepni duart, ndaloni dhe mos e bëni më. Përpiqu ta merrni më lehtë faktin që jeni mbi taka, ndaj mos nxitoni, a thua se shputat i keni mbi një palë shapka të rehtashme plot me pupla.
Qëndroni drejt
Mbajeni shpinën drejt dhe nxirreni bustin përpara. Bëjeni këtë gjë sapo të vishni takat në mënyrë që trupi të mësohet me këtë balancim.
Përfytyroni sikur po ecni në një vijë të drejtë
Kështu do të fokusoheni më mirë në ecjen tuaj ndërkohë që vija ju shërben si busull.
Sigurohuni që takat janë fiks masa juaj
Gjasat që të rrëzoheni apo të keni dhimbje të tmerrshme këmbe janë të mëdha. Shtoji kësaj komentin e shëmtuar që dëgjohet në horizont: “Duken si të marra borxh”!
Sa më e trashë taka, aq më mirë
Do të ecni më rehat, trupi do të duket më bukur dhe mbi të gjitha s’do t’i shkaktoni atij asnjë dëmtim. Falë tyre, mund të vishni taka gjithë jetën tuaj!
Kurrë po kurrë, mos harroni pedikyrin
Thonjtë e këmbës duhet të jenë gjithnjë të rregullt. Ç’kuptim ka një taka e bukur në këmbë të pakuruar?