Rrënimi i palcës socialiste ose rënia e rilindjes

Nga Bektash Zeneli –
“ I mbyturi të mbyt” –thotë fjala e urte popullore. Më shumë se kushdo tjetër përmbajtjen e saj e ka mësuar Edi Rama-Kryetari i Partisë Socialiste e Kryeminitër i vendit. Duke e ndjerë humbjen e 25 Prillit deri në limitet e sigurisë së plotë, më së fundi e bëri atë që vetëm ai di të bëjë; i dha dorën e fundit spastrimit të listës së partisë të cilën ai drejton autoritetitetet më të spikatura socialiste ose i le jashtë liste , ose i vendosi në vende të pa sigurta . –“Do të iki vetë nga pushteti po edhe këta të ikin nga Parlamenti !” Aty, në listat e tij në venet e sigurta duhet të qëndrojnë vetëm “besnikët” e tij personal të cilët i nevojitën si mburojë vetëm e atij, të Ramës pra. A mos vallë edhe ai vetë më në fund e ka kuptuar thelbin e “gjëmës” që pushteti i pa merituar dhe paraja e pistë janë zullumi më i madh në jetë e se ky pra, zullumi, këptutet duke u trashur?
Rënia e Rilindjes duke qartazi. Edi Rama përmes listës së bërë publike për zgjedhjet politike të 25 Prillit, emërtuar prej tij si “skuadër socialiste për ndeshjen e radhës…” arriti që ta realizojë përfundimisht shndërrimin e PS në një organizatë jo qeveritare duke i vënë fshesën më të fundit figurave më të njohura për të majtën progresiste dhe jo vetëm atë; Pandeli Majko, Fatmir Xhafa, Ditmir Bushati, Mimi Kodheli, etj ishin më të fundit të pa preferuarit e Ramës të cilët nuk ishin mishërim i figurës së shefit, pra nuk i bindeshin lehtë e nuk i shkonin nga pas “ Skënderbeut” të Elisës..!
Ky veprim më i fundit i tij s’është gjët tjetër por ashiqare largimi i palcës sociaiste, i personalieteve të spikatura të cilët kanë autoritet në parti e masën e gjërë të së majtës duke i zëvëndsuar arbitrarsiht me emra të panjohur për të majtën duke ndërtuar kështu një amalgamë me shumë pikpyetje. Një shtysë tjetër kjo e cila çon në rënien e Rilindjes.
Udha e rënies nuk ka nisur tani. Kjo më e fundit është thjesht epilogu i kësaj rënie. Kjo udhë rënie e Rilindjes më së pari për shkak të vetvetes ka nisur disa vite më parë që kur Rama është ulur në karrigen e lënë bosh të Kryetarit të Partisë Socialiste . Në rastin më të parë që atij ju dha mundësia kur hartonte listën e kandidatëve që do të përfaqësosnin PS-ën në Kuvend në zgjdhjet politike të 2009 –ës nuk do të kursente as ish-Kryeministrin e ish-Kryetarin e PS-ës prej afro një dekade e gjysëm Fatos Nanon. Nuk do të kursente as figurat e tjera qëndrore të së majtës socialiste; Servet Pëllumbin, Rexhep Mejdanin , Ylli Bufin , Maqo Lakrorin , Moikom Zeqon, Elmaz Sherifin, Mimoza Hafizin, eksponentë të tjerë të shquar lokalë si Bardhyl Agasin, Stefan Çipën , Durim Hushin, Edlira Haxhihymerin , Ermira Danajn, Besnik Dervishin, Rajmonda Stefën, Namik Koplikun, etj duke i zëvëndsuar me emra pa asnjë lloj merite e kontributi për të majtën e më paradoksalia disa prej tyre, duke qënë edhe kundërshtar të PS, kur ajo ishte në opozitë!
Loja e pabesë dhe e rrezikshme e spastrimeve do të vazhdonte në zgjedhjet e radhës duke mos kursyer deri krenarinë e masës së gjërë socialiste Arben Malajn, Ben Blushin , Namik Doklen për të mbërritur këtu në listimin më të fundit për zgjedhjet e 25 Prillit ku ndodhi edhe përmbyllja e spastrimeve12-vjeçare me autor vetëm një njeri të vetëm, Edi Ramën , i cili pa përfillur asnjë normë partie , asnjë rregull demokracie, arrin të marrë të tilla vendime ekstreme, i cili jo vetëm kaq, por arrin që thjesht me një SMS të përjashtojë nga grupi parlamentar deputetin Gjetan Gjetani e më i fundit arbitraritet të fshijë nga radhët e partisë kryebashkiakun e Vlorës Dritan Lelin!
Të parin se kritikojë punën e policisë e të dytin se nuk pranoj listimin në radhën e kandidatëve për deputet! E vërteta reale është kjo; Rama nuk do asnjë që ta kundërshtojë. Në rastin më të parë ai hakmerret sikurse edhe ka ndodhur në vazhdimësi,
Dhe e gjitha kjo ku të çon? Pa dyshim në rrënimin e palcës socialiste e për pasojë dëmtimin e rëndë të së majtës, vetë Partisë Socialiste që në emër të saj, përmes ngritjes së “kullës” së Rilindjes ,
Rama ka abuzuar rëndë. Vetëm për shkakun e listimit klientelist duke eleminuar figurat “e pabindura” humbi zgjedhjet e 2009-ës e nuk do të kishte fituar ato të 2013-ës pa mbështetjen e fuqishme e vendimtare të Ilir Metës e të partisë që ai themeloi-LSI.
Rama do t’i kishte humbur edhe zgjedhjet e 2017-ës pa faktorë “ndihmës” që opinoni publik tashmë është i njohur siç ishin ato të dosjeve të zeza të Durrësit apo Dibrës.
… 2021-shi tashmë është i pakapërcyer nga Rama e “rilindësit” që e pasojnë. “ Kulla” e Rilindjes është tronditur rëndë që në themele për t’u pasuar nga rënia përfunditare e saj. Kjo shihet qartë nën dritën e fakteve të pamohueshme të keqeversijes po e po, por edhe nga vetë ligësia e listimit të kandidatëve.
Vetëm dy shembuj nga dy qarqe të vëndit: Si mund t’i fitojë Rama me Rilindjen e tij qarqet e Lezhës dhe të Dibrës? Në të parin drejtues politik më parë ishte caktuar Sandër Lleshi. Po për çudi ai u zëvendësua me Lindita Nikollën. Ku Sandri e ku Lindita! Që këtu Rama së paku një mandat deputeti e ka të humbur vetëm nga kjo sjellje. Kush e gatoi këtë çorbë?! Kanë vuajtur drejtuesit vendor të Lezhës, Mirditës e Kurbinit e na i paskan sygjeruar Ramës se “ me Sandrin humbim e me Linditën fitojmë”!! Dhe Rama “bujar”na u paska thënë vendorëve “ Merreni pra Linditën…”! A mund të përgjigjen vendorët e Qarkut, zonja Lindita e deri edhe vetë Rama, cila është arsyeja e vërtetë e këtij ndryshimi në drejtimin politik të Qarkut Lezhë mes Sandër Lleshit e Lindita Nikollës? Për të arritur tek tjetra, përse ky përjashtim nga qarqet e tjera për Lindita Nikollën , përse ajo nuk u listua në kufirin e objektivit të PS, por u vendos e para në listë..pse ky përjashtim e gjith ky “shpërblim dashurie”që në fund të fundit bie mbi kurrizin e të majtës, socialistëve të thjeshtë në radhë të parë.
Në Qarkun e Dibrës, drejtuesi politik i saj, zoti Krashi vetëm me politikë nuk është marrë kurrë në jetën etij. Ky dibran i mirë ka bërë gjithcka pozitive atje në emigracion; arsimuar, punuar e deri punësuar në Bashkinë e Londrës. Për t’u admiruar e përshëndetur njëkohësisht…po a mjafton e gjitha kjo të justifikojë qënien e tij në udhëheqjen politike në emër të PS-ës e aq më tepër në një qark të vështirë siç është Dibra, Bulqiza e Mati, ku personi në fjalë nuk njeh as struktura, as terren, pa ansjë përvojë elektorale, pa asnjë ditë i angazhuar në jetën politike, pa qënë as anëtar i thjeshtë i saj!.
Raste të ngjashme ka edhe në qarqe të tjera. Është vazhda e historisë së hidhur e listave e listimeve në emër të Rilindjes, e cila veçse ka përshpejtuar rënien e saj. Çfarë mund të presin deri edhe socialistët më të thjeshtë, të ndershëm, të sakrifikuar e keqpërdorur nga “ lideri i tyre, i cili sapo e nisi “kalërimin“ në krye të partisë, asaj do t’i ndërronte simbolet deri ngjyrën, flamurin e sloganet –himn për socialistët në kohën më të vështirë të mbijetesës përgjatë kohës së opozitës së parë , ku mbisundonte represioni i pashembullt.
Të gjitha këto realizuar përmes krenarisë së tepruar, mendjemadhësisë e arrogancës së “njeshit”. Hypur mbi qafën e një partie të cilën e vodhi , të majtës, pa qenë as i majtë e aq më pak socialist.
Është koha që ky “njëshi i kalëruar” ta ketë të qartë:…kryelartësia e mendjemadhësia shkojnë para rrënimit, ndërsa arroganca para rrëzimit. …

SHKARKO APP