Rrezikojnë klubet shqiptare? Një shembull nga Austria (VIDEO)

Federata austriake e ka ndëshkuar duke i zbritur 6 pikë nga renditja skuadrën e LASK, pasi theu rregullat e vendosura për pandeminë e Covid-19. Skuadrave austriake u është lejuar të nisin përgatitjet për të mbyllur ndeshjet e mbetura të këtij sezoni por duhet ta bënin këtë vetëm në grupe të vogla.

Një video e publikuar në internet, tregon sesi skuadra e LASK nuk e kishte zbatuar këtë rregull, duke u stërvitur i gjithë grupi bashkë.

Një ditë më parë, edhe skuadrat e futbollit në vendin tonë thyen rregullat, duke zhvilluar ndeshje miqësore edhe pse u është lejuar deri tani vetëm stërvitja.

Das Video vom LASK-Training

SHKARKO APP