Rrogat e Kryeministrave të rajonit, Rama i dyti në listë

Gjykata Kushtetuese, vendosi dje në favor të Ramush Haradinajt për rritjen të pagave. Me të marr detyrën e tij, Haradinaj mori vendim që të rriste pagën e tij. Ai vetës ia bëri pagën 2950 euro.

Por a e dini sa paguhen kryeministrat e rajonit? Një statistikë që e ka bërë publike Lëvizja Vetëvendosje shikojmë detajet.

Sipas të dhënave të paraqitura nga VV, del se: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pagën 1700 euro, Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë, ka pagën 1300 euro, Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës 2950 euro, Dusko Markovic, kryeministër i Malit të Zi, ka pagën 1130 euro dhe Ana Brnabic, kryeministre e Serbisë, ka pagën 1000 euro.

SHKARKO APP