“Rrugaçin tim do ta duroj, po nuk e votoj”…
Nga Agim Jazaj –
Pandemia na ka kufizuar takimet dhe komunikimet me njerëzit tanë, miq dhe shok.
Kishim kohë pa u takuar edhe me Rizain, ose Xaken, si i thërrasin nga anët tona. Ai ka qënë edhe antar i PK- këshilltar i ish komunës Sevaster për disa legjislatura. Njihet dhe ruhet në kujtesën e njerëzve si njeri korekt, me ndjeshmëri e dhimbsuri.
Ka të parën Shqipërinë e jo partinë. Nuk do punë vetëm për fëmijët e tij dhe fëmjët e të tjerëve të mbajnë syt nga qielli. Nuk i shkon buka poshtë kur të tjerët vuajnë për kafshatën e bukës, nuk i vete kënga, kur matan ka humbur jetën një banor i lagjes…
Kish kaluar edhe ai siklete…
“Janë nga Zoti, do t’i pranojmë, i kemi hak” -më thot.
Po këto nga robi nuk honepsen, na dhëmbin shumë e do na dhëmbin gjatë”…
Dhe gjuha shkoi ku dhëmb- dhëmbi, tek plaga e ditëve për shoqërinë shqiptare që po vuan gjatë prej abuzim -qeverisjes pë 3 dekada në tranzicionin tërkuzë, sepse ne nuk dimë të zgjedhim:
“Unë rrugaçin tim,do ta duroj,
Po rrugaçin tim, kurrë nuk e votoj!”-
më thot Xakja!
I ngulëm syt njer-tjetrit
U mundova të shënoj këtë postulat nga Xakja ynë, për ta dëgjuar me vesh, e publikuar si filozofi, për të vepruar me arsye…
Por, a e dëgjojnë të gjithë, a e arsyetojnë të gjithë?! Dhe nuk është vetëm Rizai nga Vlora, por edhe shumë si ai me këtë koncept, të vuaj e të mos e votojë qoftë edhe rrugaçin e tij, që mun t’i ket rënë për pjesë…
Vota është vërtetë personale, por nuk duhet të ket thjeshtë përfitime personale, por duhet të ket akses, aksion, vlerë e përfitim shoqëria….
RILINDJA TË “MBLEDH RRAQET” EDHE NGA VLORA
Apel nga biri i dëshmorit
“Dëshmorët nuk e dhanë jetën, gjakun për këtë Shqipëri!…
më thosh Isuf Danaj, sa i nderuar dhe i frymëzuar nga misioni i tij, i publikuar edhe në faqet e shtypit, në 80 vjetorin e tij si mësues, misioner, dhe në elitën e emigracionit, aq i lënduar, në këtë moshë dhe në këtë fillim viti kur sheh nëpër botë, i kujtohen vargjet e hershme të Naimit të madh:
“Manushaqe bukuroshe,
pse si ngre kryet përpjetë,
po rri e mpirë e qetë?…
Pa shiko lulet e tjera,
Që u çeln u lulëzuan…
e lëndojnë ish mësuesin, birin e dëshmorit edhe në këtë moshë dhe jo vetëm, atë por gjithë shqiptarët…Sa i ekzaltuar, gati të “protestone”: Na “kishte shpëtuar” qëndrimi i tij i prerë si qytetar, intelektual, por edhe si bir dëshmori.
“Jam në opozitë me pushtetet, edhe me pushtetin e radhës”.
“Dëshmorët nuk e dhanë jetën, gjakun për këtë Shqipëri”.
Ata e ëndërruan lule, si gjithë lulet e tjera. Po, Shqipëria ka mbetur si guri në rrokullimë, e rrethuar nga pjesë shqiptare, e kurrë si shqiptarët! Këto standarde, krimi, krizë ekonomike, pasiguri, zbrazje të vendit, me parlament të kriminalizuar dhe të shëmtuar, pa gjykatë Kushtetuese, me pushtetin lokal të vjedhur etj, nuk i kanë as shqiptarët e Kosovës, as shqiptarët e Maqedonisë, as shqiptarët e Malit të Zi, e kurrë vendet fqinj…
Kur amerikanët e zhvilluar dhe të qytetruar e qarkullojnë qeverisjen për 4 vjet, dhe të kufizuar me ligj deri në 2 mandate, shqiptarët as sa një lagje e Amerikës, duhet të qarkullojnë për 4 muaj! Ndërsa qeveria e Tepsi-Kusisë kërkon edhe mandatin e tretë, ta votojnë shqiptarët për mandatën e katërt të tyre?!
Babaia e la jetim 3 vjeç dhe ai u rrit e u selit në atdheun e tij. Këta të sotmit e kanë lënë në këtë moshë, jetim, “qyqar” dhe jo vetëm këtë, po gati gjithë shqiptarët pa Atdhe!.
5 fëmijët e tij, të rritur dhe të selitur, kanë marë arratinë, rrugët e botës. “Shtetarët” dhe militantët e verbër, zbarzjen e vendit e quajnë emigrim: Për një jetë më të mirë”! E cila rezulton ndryshe. Në vendin e tyre nuk kanë asnjë mundësi për të jetuar. Largimi i tyre, në kërkimi të jetës, nëpër botë, nuk është sipas kaplloqes së Rilindistëve dhe militantëve të verbuar, të cilët mbajnë në mjerim jo vetëm veten e tyre, por edhe fëmijtë e tyre, breza të tërë në mjerim!
Kjo është logjika e verbërisë, vota qorre, vota e instiktit…
Njeriu duhet të vetpastrohet, të transformohet, të kontribuoj me; transformimin e tij, transferimin e votës, për transformimin dhe emnacipimin e shoqërisë dhe të qeverisjes…
Rilindja: Të “mbledh rraqet” edhe nga Vlora, apeloi publikisht edhe artisti i madh vlonjat; Bujar Asqeriu.