Rusia me statujën e parë të autorit e filozofit Omar Khajami

Qyteti Astrakhan në Rusi ka zbuluar dje statujën ku shihet poeti, filozofi e astronomi persian Omar Khajami. Është hera e parë që Rusia i kushton një monument kësaj figure. Kryetari i këtij qyteti, Aleksandr Zhiklin, thotë se marrë parasysh ndikimin e Khajamit nëpër botë, Rusia është e nderuar që tani posedon të kalitur në monument këtë autor.

Zhiklin po ashtu ka thënë se ky monument nënkupton një miqësi mes dy shteteve, Rusisë dhe Iranit. Statuja peshon 1.5 ton ndërsa autori shihet duke mbajtur një laps në dorën e tij, dhe duke shikuar nga qielli. Vitin 2014-të, Irani dhe qyteti Astrakhan kanë shënuar plot dy dekada bashkëpunim. Omer Khajami ishte i pari që filloi zgjidhjen e ekuacioneve të shkallës së tretë në matematikë në një mënyrë që vetëm pas disa shekujsh do bënte të njëjtën metodë edhe Dekarti.

Me anë të ndërtimit të një observatoriumi në vitin 1073, Omer Khajami arriti të konstruktojë një kalendar diellor shume herë më të saktë se ai Gregorian. Edhe sot e kësaj dite në Republikën Islamike të Iranit punohet me këtë kalendar.

SHKARKO APP