Sa 6 fusha tenisi, piktura më e madhe në botë shitet në Dubai. Zbulohet shifra (FOTO)

Piktura më e madhe në botë është shitur për 62 milionë dollarë në një ankand në Dubai. “Journey of Humanity” krijuar nga artisti britanik Sacha Jafri është i ndarë në 70 seksione sa gjashtë fusha tenisi.

Pikturën e bleu Andre Abdoune, një shtetas francez që banon në Emiratet e Bashkuara Arabe. Organizatorët thanë se punimi u shit për 62 milion dollarë, dyfishi i shumës së synuar dhe paratë do të dhurohen për bamirësi për të ndihmuar fëmijët.

Vepra fillimisht ishte menduar të shitej në segmente. “Piktura ishte shumë e fuqishme kur e pashë dhe për mua do të ishte një gabim ta ndaja në copa”, tha Abdoune.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?