Sa kohë është normale të na zgjasë inati
Cila ishte gjëja e fundit që të bëri me nerva sot? Trafiku i pamenaxhueshëm? Rrëmuja e fëmijëve nëpër shtëpi apo komenti pa takt i koleges nga zyra ngjitur? Çfarëdo lloj gjëjë mund t’ju ketë nervozuar, por çështja është sa kohë ju zgjat zakonisht ky lloj inati. Sipas studimeve të publikuara nga ekspertë të Harvard-it, thuhet se inati duhet të zgjasë maksimumi 90 sekonda.
Për të ndjerë një lloj emocioni ne duhet të mendojmë diçka që më pas stimulon trurin të japë një përgjigje përmes reagimit të trupit. Koha që i duhet gjithë këtij procesi zgjat vetëm 90 sekonda dhe nëse ju qëndroni të nxehur për më shumë se 1 minutë e gjysmë, ndodh sepse e rikujtoni historinë në trurin tuaj.
Sa herë që zgjidhni të mendoni për gjëra që ju lëndojnë, krijoni një përgjigje fizike në trupin tuaj. Duke kujtuar në mënyrë të përsëritur, jo vetëm që do të mbani më gjatë në tru një hapësirë negative, por do të bëni që trupi juaj të përjeton dhimbjen që krijohet nga zemërimi.
Një tjetër përfundim interesant i këtij studimi është se askush s’ka fuqinë për të na zemëruar. Askush s’mund të stimulojë emocionet dhe nervat tona nëse ne nuk ia lejojmë. Truri ngacmohet vetëm nga mendimet tona, nga askush tjetër. Pa lejen tuaj, askush s’mund t’ju bëjë me nerva. Herën tjetër që do të nxeheni vini re sa kohë do t’ju zgjasë dhe mos e rimendoni kurrsesi situatën.