Satirë/Ilir Vrenozi garon me Lali Erin për Bashkinë

Iriqi:-Çfarë strategjie ke për të mundur Lalin?

Vrenozi: – Po ç’strategji o t’u mbylltë. Hiç o, asgjë. Jo unë, po kushdo e mund këtë monstër.

Iriqi: – Po si?

Swiss Digital Desktop Reklama

Vrenozi: – Do premtoj se nuk do punoj. Fare, fare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Iriqi: – Çfarë?

Vrenozi: – Duke mos punuar do shkojnë punët vaj. Se s’do kem oligarkë pranë. Pra nuk do ngrihen kulla, do ketë sheshe lojërash jo pallate, do kryen punët me garë e me më pak lek.

Iriqi: – Po uji?

Vrenozi: – Si në Korçë bre byrazer. 24 orë dhe të pijshëm. Po nuk e bën Lali se ujësjellësin e ka si lopë. E mjel për të paguar televizionet dhe gazetarë për bordet.

Iriqi: – Po për teatrin?

Vrenozi: – Teatrin do e bëj siç ishte dhe ku ishte. Po me lekët e Ramës dhe të Lalit. E sa të mbarojë ajo te dera do vendos një pllakë mermeri: ‘Teatri u ngrit me lekët që iu vodhën shqiptarëve’. Edhe sahatin do e vendos majë kullës që po ndërtohet. Të shihet që nga Durrësi.

Iriqi: – Po ajrin?

Vrenozi: – Do e monitoroj çdo ditë. Dhe nuk do lejoj më makina me naftë mazut.

Iriqi: – Kur fillon fushata juaj?

Vrenozi: – Nuk ka nevojë për fushatë. Veç një ditë më duhet. Se Lalin e urrejnë aq shumë në Tiranë sa pasi unë të zgjidhem kryetar bashkie do e fsheh për nja tre vjet në shtëpinë time.

Iriqi: – Tre vjet?

Vrenozi: – Tamam, tamam duhen dhjetë. Por unë kaq mund ta fsheh. Se nuk mbahet më gjatë. Nga që gënjen shumë e mos o zot më fut grindjen në familje. Se kur bëri Griseldën shtatzënë kush e di ç’shpif për nënën time!

Iriqi: – Po në tv do dalësh shpesh?

Vrenozi: – E kush nuk do të dalë?! Por nuk do kem rast.

Iriqi: – Pse?

Vrenozi: – Se s’do kem lekë të harxhoj. Unë vetëm pagën do kem. Jo si Lali që çuditej pse i jepnin edhe rrogë. Ndaj ai na qe bërë si markë televizori. Nuk thonin njerëzit, blemë një Samsung, por blemë një Lali 42 polç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?