Sekreti për një jetë më të lumtur qëndron te dieta vegane

Njerëzit që ndjekin një dietë vegane, mund të jenë më pozitiv dhe produktiv sesa të tjerët. Prodhimet vegane si çokollata e zezë, zarzavatet me gjethe dhe proteinat me bazë bimore janë ndër ushqimet më të mira për të rritur kapacitetin dhe fuqinë e trurit si dhe gjendjen e mirë të humorit. Mbi një e treta e atyre që u morën në pyetje pohuan se ndihen të pamotivuar për shkak të zgjedhjeve jo fort të shëndetshme të ushqimit, që siç sqaruan ndikohen dhe nga karriera apo puna me të cilën merren.

Si ndikon ushqimi në fokusin tonë?

Një pjesë e marrëdhënies së trurit tonë me prodhimin e energjisë nga ushqimi që hamë qëndron në sa inflamator është ai vakt. Ushqimet me bazë bimore zakonisht shoqërohen me nivele më të ulëta të inflamacionit, gjë që lejon trurin tonë të shpenzojë më pak energji duke na mbajtur në lëvizje. “Kur inflamacioni është i pranishëm në trup, më pak energji është në dispozicion të trurit, kështu që është e rëndësishme të hani ushqime anti-inflamatore për t’u siguruar që të zgjoheni me humor të mirë dhe të qëndroni të përqendruar gjatë gjithë mëngjesit”,-shpjegoi doktor Uma Naidoo, psikiatër dhe specialist i ushqimit në Shkollën Mjekësore të Harvardit.

Çfarë janë polifenolët dhe pse janë të rëndësishëm?

Doktor Naidoo ka punuar gjerësisht duke prodhuar literaturë për njerëzit që duan të kuptojnë më mirë lidhjet midis konsumit të tyre të ushqimit dhe aftësisë mendore. Disa nga rekomandimet kryesore të saj përfshijnë konsumin e lulelakrës, karotave, piperit të kuq, lakrës, çokollatës së zezë, rigonit, brokolit, gështenjave, manaferrave, uthullës së mollës, qepëve dhe hudhrave. Pse? Për shkak se ato janë të pasura me polifenol, i cili vepron si element kryesor për të mbajtur trupin dhe mendjen tuaj në lëvizje, përmes stabilizimit të insulinës, rregullimit të mikrobiomës tuaj të zorrëve dhe më shumë.

Fuqitë e një diete me bazë bimore

Rritja e produktivitetit është vetëm maja e ajsbergut që nxit më tej ata njerëz të cilët duan të kthehen në vegan. Sipas Universitetit të Oksfordit, nëse popullsia e globit zgjedh të konsumojë një dietë vegane, emetimet e saj të lidhura me ushqimin do të ulen 70% deri në vitin 2050. Autori kryesor i këtij studimi, Joseph Poore tha se dietat vegane janë mbase mënyra e vetme për të zvogëluar ndikimin e njerëzve në planetin Tokë. Dietat me bazë bimore tani janë kthyer në sfida për ata që duan të testojnë kufijtë e tyre të produktivitetit. Studime të shumta sugjerojnë kthimin në vegan si një mënyrë e suksesshme për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës dhe produktivitetin e punës në lidhje me shëndetin.

SHKARKO APP