Sëmundja rrezikon masivet pyjore në Klos, mungesë financimi për ndërhyrje

Rreth 400 hektarë pishë e zezë nga Qafa e Buallit deri në Klos Katund, janë prekur nga një sëmundje e rrezikshme që rrezikon këto masive pyjore.

Sëmundja e procesionares është një sëmundje që është rishfaqur në këto masive pyjore, ndërsa ajo ishte shfaqur edhe 3 vjet më parë.

Sëmundja ka avancuar shumë, saqë është kthyer në një situatë alarmante e cila mund t’i kushtojë vendit tonë dëm të madh ekologjik dhe ekonomik, por duket se ndërhyrja nuk do të jetë e shpejtë.

Roland Celami: Është një procedurë e cila kërkon një projekt të mirëfilltë për trajtimin e tyre, por në pamundësi të financimeve nuk është bërë e mundur ndërhyrja në këto masive, ku nuk kemi të prekur vetëm pjesën e dushkut të kuq por dhe sipërfaqe të tjera të tjera të pishave.

Sipas përgjegjësit të sektorit të pyjeve në bashkinë Klos Roland Celami ka dy mënyra si mund të trajtohet kjo sëmundje, ajo mekanike dhe biologjike.

Mënyra mekanike është ajo e prerjes së qeskave që shpërndajnë sëmundjen dhe djegia e tyre, ndërsa ajo më efektivja është trajtimi biologjik me një insekt që e lufton sëmundjen, por në mungesë të fondeve kjo gjë duket se është e pamundur tani.

SHKARKO APP