Sepse ka rregulla Kina, policia nuk i lejoi modelet e ‘Victoria’s Secret’ të festojnë

Duket se vendimi Victoria Beckham për të zhvilluar sfilatën e engjëjve në Kinë nuk ka qenë i duhuri.

Pas refuzimit të vizës për këngëtaren Katy Perry dhe për një nga modelet më “in” të momentit, Gigi Hadid, autoritetet kineze nuk kanë lejuar që party pas sfilatës të zgjasë më shumë se pas orën 11:50. Wear Women’s Daily shkruan se Bella Hadid, Karlie Kloss dhe shumë engjëj të tjetër të Victoria-s kishin nisur festimet rreth orës 21:00, pas përfundimit të sfilatës, por festa e tyre u mbyll më herë seç pritej.

Një nga vajzat e stafit, mori mikrofonin dhe njoftoi modelet se party duhet të mbyllej në orën 11:50, pak pasi kishte nisur performancën e tij DJ Victor Aime, e ndërsa kishin mbërritur forca të shumta policie.

Këto nuk ishin të vetmet situata me të cilat ekipi i VS u përball në Kinë.  Stafi i Victorias shprehet se e mail-et e tyre janë monitoruar rregullisht nga autoritetet kineze.

SHKARKO APP