Shembja e shtëpisë, çfarë nxorën punonjësit e IKMT nga banesa e Nexhmije Hoxhës (FOTO)

Ditën e sotme është shembur shtëpia e Nexhmije Hoxhes, bashkëshortja e Enver Hoxha, ndarë nga jeta në 26 shkurt, pikërisht në këtë ndërtese që sot u hodh përtokë nga fadromat e IKMT-së.

Aksioni për shembjen e ndërtesës që ishte bërë pengesë për projektin e Unazës së Re, ka nisur paraditen e sotme dhe është finalizuar, ndërkohë që më parë janë nxjerrë jashtë disa nga orenditë e mbetura.

Në këto foto të shkrepura nga LSA-ja, duken punetorë teksa ngrenë mbi shpinë një dyshek dopjo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Të tjerë duken duke nxjerrë jashtë ndertesës korniza të mëdha me foto të vjetra bardhë e zi, e te tjera orendi e sende te perdorura prej saj. Aty ku ndodhet godina qe sot u rrezua, do të jetë gjurma e projektit të Unazës së Madhe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?