Shën Danakti, shenjtori shqiptar në Itali

Nga Antonio Biasco

Shën Danakti është një shenjt martir me​ ​origjinë nga qyteti i Vlorës, në Shqipëri. Por, nëse në atdheun e tij duket se është​ ​e vështirë të gjenden referime të historisë së tij dhe të kultit të tij, këto të fundit​ ​zbulohen mjaft të gjalla dhe të rrënjosura në bregun tjetër të Kanalit të Otrantos, në Salento. Këtu, një vend i vogël, pak më shumë se​ ​dyqind banorë, i është dedikuar Shenjtit​ ​të Vlorës. Si një mision për t’u kryer: të jetë dëshmitar dhe rojtar i përkujtimit të Shenjtit.​ ​Emri i vendit të vogël është ai i Shenjtit, që është edhe pajtori. Në emër të Shenjtit titullohen​ ​famullia, kisha, një altar, sheshi i vendit. Më 16 janar Shenjti përkujtohet me festën​ ​vjetore si mbrojtës, e kremtuar gjithnjë me devotshmëri të madhe dhe e përsëritur në verë,​ ​të dielën e parë të gushtit, me një program më të pasur qytetar. Festa, e paraprirë nga një​ ​nëntëditësh me përgatitje, pas kremtimit të Meshës kremtore me një panegjirik mbi jetën​ ​e Shenjtit, e arrin kulmin me proçesionin e shtatores së Shën Danaktit nëpër udhët e vendit,​ ​me pjesëmarrjen e autoriteteve civile dhe fetare.

Kortezhi shoqërohet nga banda muzikore dhe​ ​përfundon me spektaklin e fishekzjarreve. Organizimi veror i festës pasurohet nga prania​ ​e dritave, me atmosferën e tyre ndriçuese dhe plot ngjyra, dhe me një spektakël muzike të lehtë​ ​që e gëzon mbrëmjen, në sheshin e vendit, deri pas mesnate. Rasti i festës sjell edhe kthimin​ ​dhe pjesëmarrjen e shumë bashkëqytetarëve emigrantë në lokalitete të ndryshme të veriut të​ ​Italisë apo jashtë shtetit.​ ​Ndër banorët e vendit është i përhapur emri​ ​Dana (Danakt), në nder të Shenjtit pajtor.​ ​Gjeografikisht, fshati Shën Dana gjendet në​ ​jug të provincës së Leçes, pika më ekstreme e​ ​Salentos, e njohur si Kapo di Leuka, ose FinibusTerrae (Fundi i Botës).​ ​Përballë, në bregun tjetër, qyteti i Vlorës!

Është një pjesë e detit që këtu bëhet akoma​ ​më e ngushtë. Dhe malet Ceraunianë, që në​ ​ditët më të bukura të erës së veriut, ngrihen​ ​lart me majat e tyre të bardha dhe të fuqishme,​ ​përtej detit blu.

San Dana (Shën Danakti) është fraksion i​ ​Komunës së Gagliano del Capo, pak më shumë​ ​se 5000 banorë, pronë e vjetër e familjes​ ​Kastrioti – Skënderbeg, i dhuruar në vitin 1489​ ​Andronika Arianitit, vejushës së trimit Gjergj​ ​Skënderbeut, atë dhe hero i kombit shqiptar. Danakti i përkiste si lektor Kishës së Vlorës. U​ ​përpoq të shpëtojë enët e shenjta të Kishës gjatë një​ ​persekutimi të dhunshëm në një epokë jo të sigurtë,​ ​e treguar nga disa burime mes fundit të shekullit​ ​III dhe fillimeve të shekullit në vijim si periudha​ ​e persekutimeve romake. Disa grupe paganësh,​ ​banorë të fshatrave afër, ku më shumë rezistonin​ ​besimet idhujtarike, ishin shtyrë deri në qytetin e​ ​Vlorës me aksione plaçkitjeje të vendeve të shenjta​ ​dhe me persekutime kundër të të krishterëve.​ ​Danakti kërkoi strehim në një vend të sigurtë​ ​pesë milje larg nga qyteti i Vlorës, drejt detit.​ ​Pamja e Gadishullit Karaburun nga qyteti Otranto​ ​San Dana è un santo martire originario della città di Valona, in Albania Shën Danakti është një shenjt martir me​​origjinë nga qyteti i Vlorës, në Shqipëri​ ​Me t’u mbërritur nga paganët, i qe kërkuar t’i​ ​flijojë perëndisë Bako, “krijues i pijes së verës”.​ ​Danakti, pa hezitim, i forcuar nga besimi i​ ​tij, e përballoi flinë e martirizimit si formën më

të lartë të dëshmisë në Krishtin. Trupi i tij qe​ ​shqyer dhe hedhur në det.​ ​Dana në Shqipëri quhet Danakt. Në Greqi​ ​Danax. Në disa lokalitete të Greqisë Shenjti është i nderuar si pajtor i lektorëve dhe i​ ​ministrantëve.​ ​Në traditën salentine, martirizimi i Shenjtit gjendet në rrethin lokal dhe i atribuohet​ ​pushtimeve saraçine të shekujve IX – X. Danakti nga Vlora, i zbritur në Salento, ka gjasë se ka​ ​zhvilluar shërbimin si diakon tek Shenjtërorja e​ ​famshme e Shenjtes Maria të Leuka-s. U përpoq​ ​t’i shmangej një sulmi të Saraçinëve dhe të mbrojë enët e shenjta të Kishës duke shkuar në​ ​drejtim të Montesardo-s, që në atë kohë ishte seli e fortifikuar. Gjatë rrugëtimit, Danakti u kap dhe​ ​u vra nga Saraçinët që të mos mohojë Krishtin.

Pranë atij vendi, në përkujtim të Shenjtit dhe të​ ​martirizimit të tij, është ngritur një fshat i vogël​ ​që akoma sot mban emrin e tij.​ ​Këtu Shenjti, përkujtohet si Shenjti i​ ​Eukaristisë, për faktin se ka flijuar vetveten që të​ ​shmangë profanimin e osteve të shuguruara. Në​ ​ikonografinë e vendit ai mban me devotshmëri​ ​enën me ostet e shuguruara.Versioni vendas i historisë së Shenjtit përpiqet kështu të shpjegojë arsyet e kultit dhe të lidhjes​ ​së fortë të komunitetit të vogël salentin me

Shenjtin e Vlorës, duke pretenduar se ai është​ ​martirizuar në këtë tokë.​ ​Në realitet, është një shenjt i qytetit të Vlorës, e​ ​që i përket Kishës së Lindjes. Prej saj, së bashku​ ​me Shqipërinë, varej edhe Salento, territor antik​ ​i Perandorisë Bizantine. Dioqezat e Salentos​ ​vareshin nga Patriarkati i Kostandinopojës.​ ​Do të kenë qenë disa komunitete me origjinë​ ​nga Epiri që e kanë sjellë këtu kultin e Shenjtit​ ​tonë. Në kohë të largëta. Kur shkëmbimet mes​ ​dy brigjeve duket sikur kanë qenë më të dendura​ ​dhe domethënëse.​ ​Kur “afërsia” mes dy popujve ka munguar,​ ​dhe kanë filluar të kenë përparësi “muret” dhe​ ​mbylljet, duke shtuar ndjenjën e shkëputjes dhe​ ​largimit nga të dyja anët, ka qenë më e vështirë të​ ​mund “të bashkëndahet” një Shenjt i përbashkët, të mund të mbahet një vetëdije për një pasuri feje​ ​dhe kulture, që shpesh herë ka bashkuar.​ ​Shën Danakti, vendi i vogël salentin, vazhdon​ ​akoma edhe sot të përfaqësojë një jehonë të largët të asaj historie antike dhe të lavdishme.​ ​Dhe, mbi të gjitha, vazhdon të konfirmohet si dëshmitar besnik dhe rojtar i devotshëm i​ ​kujtimit të Shenjtit të Vlorës.​ ​Na takon neve të rizbulojmë historinë tonë.​ ​Shën Danakti ka qenë dhe është një Shenjt i​ ​përbashkët, që mund të bashkojë pavarësisht​ ​largësive dhe dallimeve. Ai mund të përforcojë​ ​arsyet e ekumenizmit dhe të takimit. Një urë​ ​mes dy brigjeve.

SHKARKO APP