Shfaqet premiera e “Bloodlands”, filmi i parë horror shqiptar

Filmi “Bloodlands” filmi i parë horror shqiptar shfaqi mbrëmjen e mërkurë premierën në kinema Millennium. Filmi me skenar dhe regji të Steven Kastrissios pas premierës botërore në  Glasgow tashmë ka marrë edhe shpërblime ndërkombëtare, duke përfshirë edhe çmimin për aktoren shqiptare, Suela Bako.

“Bloodlands” është realizuar në gjuhën shqipe dhe luajnë Gëzim Rudi, Ilire Vinca, Suela Bako, Alesia Xhemalaj, Emiljano Palali, Dritan Arbana, Florist Bajgora, Enxhi Cuku. Me skenar dhe regji nga Steven Kastrissios, në produksion është edhe Dritan Arbana.

Filmi tregon historinë e një gruaje, e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj. Ajo largohet në mal, ku edhe shndërrohet në një shtrigë të vërtetë, e cila mbledh rreth vetës një grup njerëzish të cilët njëlloj si asaj shoqëria u ka kthyer shpinën. Së bashku me grupin e saj ajo vendoset që të kthehet dhe të fillojë hakmarrjen. Ngjarja zhvillohet në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë.

Në gjithë këtë ngjarje dhe në luftën kundër shtrigës dhe klanit të saj përfshihet edhe familja e një kasapi, fëmijët e të cilit edhe pse më mendime të kundërta kundër babait të tyre tradicional duhet që të bëhen së bashku në mënyrë që të kenë shanse të shpëtojnë. Roli i Shpresës i dha aktores së njohur Suela Bako dhe çmimi e Aktores më të Mirë në “Nashville Film Festival”.

 

SHKARKO APP