Shihni si u shkatërrua Ferrari 175 mijë paund

Disa postime sarkastike në Twitter nga ana e policisë i kanë shkaktuar më shumë dhimbje një shoferi që sapo ishte përfshirë në një aksident të rëndë duke shkatërruar Ferrarin e tij të sapo blerë.

Makina ka kushtuar jo pak, por 175 mijë paund dhe miliarda njerëz në botë nuk mund ta blejnë atë.

Ferrari 458, i cili mund të arrijë në 96 km në më pak se tre sekonda u dëmtua rëndë nga aksidenti.

Shoferi rezultoi të kishte konsumuar kanabis para përplasjes në Bolton në Mançester të Britanisë.

Postimi i parë i policisë ishte: Shoferi tha se po qarkullonte me 73 km në një zonë ku shpejtësia lejohet vetëm 80 km. Si mendoni?

Përgjigjet e ndjekësve ishin të pamëshirshme.

“Gjëja e vetme pozitive është që ai nuk vrau një të pafajshëm”, shkruan diskush.

Ndërsa postimi i dytë në Twitter i policisë ishte: E pra, shoferi i testuar sapo rezultoi pozitiv për konsumim kanabisi, kështu që ndoshta kjo ka luajtur një rol”.

SHKARKO APP