Shitblerja e votës është padinjitet, krim elektoral dhe tradhti kombëtare

Nga Skënder Sadri KAPITI

Problemi i shitblerjes së votës në Shqiperi tashmë është bërë agjendë në mediat dhe në forumet më të larta ndërkombëtare të botës demokratike.

Kjo gjë përbën një njollë tepër të madhe për demokracinë dhe për imazhin e shtetit shqiptar dhe të shqiptarëve për atë se në Shqipëri demokracia shitet e blihet nga paraja e pushtetit, krimit e korrupsionit. Ky është dëmi më i madh që u vjen shqiptarëve, shumë herë më shqetësues se sa kush merr apo kush vjen në pushtet.

Në 20 vitet e para të tranzicionit manipulimi i rezultatit të zgjedhjeve bëhej nga një grup i vogël njerëzisht, vota tjetësohej, keqnumrohej dhe firmosej nga procesverbalnënshkruesit e qëndrave të votimet dhe ku bliheshin vetëm komisionerët, ndërsa tani në këto 10 vitet e fundit shitblerja e votës është bërë masive dhe shtrirë jo vetëm te individë por edhe në familje të tëra , duke shkaktuar prishjen e moralit dhe duke injektuar edukatën e ulët dhe të pështirë sipas formulës ; “më jep para në këmbim të votes”.

Parlamenti dhe qeveria që vijnë dhe mbesin në pushtet me vjedhje e shitblerje votash bëhet i mundur vazhdimi dhe instalimi i krimit, korrupsionit, hajdutërisë, tradhtisë dhe i amoralitetit në sistem.

Si ai që në liri e në demokraci e blen si dhe aq më keq akoma, edhe ai i cili e shet votën , dinjtetin , integritetin dhe personalitetin e vet për para, dollar apo për euro ata janë individë pa dinjitet qe bëjnë kështu krim elektoral, tradhti ndaj vetëvetës , por edhe tradhti kombëtare.

Kushdo që ka pak mëncuri të lirë, të paanshme dhe të pakorruptuar nuk e ka të vështirë për ta lexuar, besuar dhe vertetuar këtë titull shkrimi.

Pra, ta shesën vlerën më të lartë në demokraci, votën, atëhere për cfarë dinjiteti mund të bëhet fjalë për atë i cili e tregton vullnetin dhe lirinë për të zgjedhur, dhe po ashtu cfarë pritet prej asaj politike e pushteti i cili e blen votën e votuesve?!.

Që të dyja, si shitja ashtu edhe blerja përbëjnë krim elektoral , sepse devijohet vullneti dhe verdikti popullor, shtrëmbërohet, maniupulohet e tradhëtohet demokracia dhe vullneti i kombit i cili beson në ndërshmërinë, sinqeritetitin dhe te patriotizmi i antarëve të vet, te vetëvendosja dhe te personaliteti i antarëve të tij.

Dhe pyesim këta që e blejnë votën, se ku e gjejnë paranë, guximin, motivimin, arsyen dhe të drejtën kriminale për të prishur dinjitetin dhe personalitetin e të tjerëve,duke spekuluar, manipuluar e blerë vullnetin e të tjerëve.

Po ata të cilët shiten te paraja, e cfarë mund të pritet prej tyre nëse atyre u ofrojnë para e lekë të huajt, agjenturat dhe ata të cilët kanë synime dhe agjenda antishqiptare?

Fatkeqësisht në Shqipëri nuk ka vetëm idividë të cilët e shesin votën, por ka sjhum edhe intelektualë e media mercenare të parasë së pushtetit dhe të asaj të huaj.

SHKARKO APP