Shkëlzen Doli të shtunën “ndez” Tiranën, por shikoni sa kushton violina e tij

E shtuna do të rezervojë një nga mbrëmjet më të veçanta artistike të vitit. Sheshi “Skënderbej” do të kthehet në një arenë ku kryefjalë do të jetë muzika shqiptare. Bashkë me Shkëlzen Dolin në skenë do të ngjiten edhe rreth 70 instrumentistë virtuozë. Por, a e keni menduar ndonjëherë se sa kushton vetëm violina me të cilën do të luajë Shkëlzen Doli? Ajo është një ndër violinat më të kushtueshme në botë dhe nga informacionet tona vlera e saj i kalon 600,000 eurot. Gjithashtu, pianisti Luca Monti do të luajë në një piano me vlerë 80,000 euro si dhe instrumentistët e Vjenës, vlera e instrumenteve të të cilëve i kalon shifrat mbi 50,000 euro. Publiku pjesëmarrës pritet të jetë mbi 10,000 vetë. Sheshi “Skënderbej” do të jetë i mbyllur prej datës 21 shtator dhe do të hapet në 23 shtator në darkë për publikun pjesëmarrës. Pranë sporteleve të “Westen Union”, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, kanë shprehur interes dhe kanë marrë bileta shqiptarë nga të gjitha trojet.

SHKARKO APP