Shkrimtari e krahason pandeminë me fashizmin. Të vdesin të moshuarit është normale?
Shkrimtari dhe publicisti i njohur Albatros Rexhaj gjatë një lidhje që kishte për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News foli mbi situatën që po kalon Kosova në këtë periudhë si pasojë e koronavirusit.
Ai tha se “në fillim u neglizhua si diçka e lehtë me mendimin se është një grip i zakonshëm por jo është dicka shumë e rëndë”.
Publicisti ishte kritik me popullatën përsa i përket sensibilizimit kundrejt masave mbrojtëse. Nga ky virus dolën në pah shumë sëmundje që ndoshta i zbuloi ky. Kjo është diçka e re dhe shumë serioze dhe deri sa të kemi imunitet ndihemi të rrezikuar, -tha ai.
“Kjo gjë nxori në pah një gjë shumë negative duke thënë se po vdesin pleq dhe është normale një gjë e tillë, po vdesin ata me sëmundje dhe kjo është diçka normale.
Kjo është fashiste dhe ngjan me kohën e Hitlerit në vitet 30, 40 ose siç mund ta quajmë procesi i seleksionimit”.
Sa i përket fushës së tij, shkrimit thotë se nuk ndihet i frymëzuar për të shkruar nga kjo situatë.