FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpallen fituesit e Nobelit për Ekonomi

Ekonomistët amerikanë, Paul Milgrom dhe Robert Wilson, fituan Çmimin Nobel për Ekonomi.

Ata u shpërblyen në lidhje me përmirësimet në teorinë e ankandit.

“Ankandet janë kudo dhe ndikojnë në jetën tonë të përditshme. Laureatët e këtij viti, Paul Milgrom dhe Robert Wilson, kanë përmirësuar teorinë e ankandit dhe kanë shpikur formate të reja ankandi, duke përfituar shitësit, blerësit dhe taksapaguesit në të gjithë botën”, shkroi në faqen zyrtare, Komiteti i Çmimit Nobel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është shpërblimi i gjashtë që ndahet nga Komiteti i Nobelit këtë vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ceremonia tradicionale e fituesve që zakonisht ndahet në dhjetor është anuluar dhe disa organizime po mbahen në formën online për të shmangur rrezikun e përhapjes së koronavirusit. /REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?