Shpallje ankandi i tretë për shitjen e pasurive të paluajtshme!
SHPALLJE ANKANDI I TRETE
1) Shiten në ankand sendet e paluajtshme:
– pasuria nr. 40/11, Kodi Unik 3981017022, Zona Kadastrale 3981, lloji i pasurisë “Truall + ndërtesë”, sipërfaqe 193 m2 truall dhe 64.2 m2 ndërtesë, në pronësi të “Alb – Qeramika”, NIPT J82916516G;
– pasuria nr. 43/8, Kodi Unik 3981016218, Zona Kadastrale 3981, lloji i pasurisë “Truall + ndërtesë”, sipërfaqe 548 m2 truall dhe 300 m2 ndërtesë, në pronësi të “Alb – Qeramika”, NIPT J82916516G.
2) Çmimi i shitjes në ankand të pasurive të paluajtshme sa më lart përshkruar është si më poshtë vijon:
– pasuria nr. 40/11, çmimi ALL 510,048 (pesëqind e dhjetë mijë e dyzet e tetë) lekë;
– pasuria nr. 43/8, çmimi ALL 4,705,294 (katër milion e shtatëqind e pesëmijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekë.
3) Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve të paluajtshme është zyra e shoqërisë përmbarimore TEO, rruga “Reshit Çollaku”, pallatet shallvare, shk. 11, ap. 145, Tiranë.
4) Ankandi për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri në datën 20.01.2025.
5) Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohet në të gjithë afatin e caktuar dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 20.01.2025 duke u mbyllur në orën 16.00 me mbarimin e orarit zyrtar.
6) Secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrjen në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogarinë e veçantë bankare të përmbaruesit gjyqësor
– “Raiffeisen Bank” SHA, IBAN AL55 2021 1037 0000 0000 0061 2148; ose
– “Banka Kombëtare Tregtare” SHA, IBAN AL5420511038001606CLPRCLALL1; ose
– “Banka Credins” SHA, IBAN AL92 2121 1016 0000 0000 0058 3853