“Shpëtuam kishat nga rrënimi”, projekti për rehabilitimin e Voskopojës
Magazinë E Mërkurë, 14 Korrik 2021 03:05
Projekti për rehabilitimin e Voskopojës ka bërë të mundur që përveç përmirësimeve infrastrukturore, 4 prej kishave të fshatit t’i nënshtrohen ndërhyrjeve për rikonstruksionin e tyre.
Pas një pune disamujore ka përfunduar restaurimi i strukturave në kishën e Shën Nikollës dhe Shën Marise, të cilat gjenden në qendër të fshatit turistik, ndërsa puna po vazhdon edhe tek manastiri i Shën Prodhomit dhe kisha e Shën Ilisë.